U largua nga Liria, portieri akuzon Shkëmbin: Nuk ishte aspak korrekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 20:25

U largua nga Liria, portieri akuzon Shkëmbin: Nuk ishte aspak korrekt

Pas afrimeve të shumta në merkato, te Liria e Bledi Shkëmbit kanë filluar largimet. Për t’iu liruar vendin futbollistëve të ardhur, trajnerit korçar i është dashur të bëjë disa spastrime.

Liria

Portieri Armend Ruxhi është larguar nga klubi prizrenas pas 15 vitesh karrierë me këtë skuadër. “Gardiani” kosovar nuk arriti marrëveshjen me drejtuesit e klubit për arsye financiare.

Ruxhi

Ruxhi u shpreh i pakënaqur edhe ndaj trajnerit Bledi Shkëmbi, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ishte sjellë në mënyrë korrekte.

Shkembi

“Pas 15 viteve karrierë në klubin e Lirisë duke mbrojtur portën, erdhi momenti i ndarjes me klubin tim. Arsyeja kryesore ishte mos rënia dakord rreth pagës. Gjithmonë isha portieri i parë dhe nuk mu duk e arsyeshme ajo pagë që ma ofruan. Trajneri i ri nuk ma ka dhënë rastin për të zënë vendin në portë gjatë miqësoreve. Ai nuk ishte aspak korrekt në raport me mua”, deklaroi Ruxhi për “GazetaOlle.com”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"