U kthye protagonist absolut në Angli, rrëfehet anësori kuqezi: Dua të bëhem si Hazard, Kutinjo e Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 21:54

U kthye protagonist absolut në Angli, rrëfehet anësori kuqezi: Dua të bëhem si Hazard, Kutinjo e Nejmar

Anis Mehmeti po kthehet përsëri në formën e tij më të mirë dhe po bëhet një lojtar kyç për manovrën sulmuese të klubit të Bristol në Championship, kategorinë e dytë angleze. Këtë javë ai iu kthye golit duke shënuar përballë Ipsuiç, një mesazh i qartë se tashmë ka nisur të shohë më rregullisht rrjetën, pas një periudhe ku dukej se gjërat nuk shkonin siç duhet.

anis mehmeti

“Unë marr topin dhe loja një kundër një mendoj se është pika e fortë e imja, Njëkohësisht, edhe djemtë e kanë kuptuar që mund të më japin topin e pastaj të më lejojnë të bëj atë që di. Unë mund të mos shënoj çdo herë, por padyshim që mendoj se jam mirë në situata të tilla. Kam  besim në këto ndeshje dhe shpresoj të kem një seri, të shënoj sa më shumë të jetë  e mundur”, tha ai duke folur për mediat.

“Stafi ka bërë punë të shkëlqyer dukë bërë stërvitje ekstra me mua. Kam besimin tani në ndeshje, duke e ditur se kur kam topin pranë zonës kundërshtare, duhet të bëj që të ndodhin gjëra.

Po të shohësh të dhënat e mia para se të vija këtu, unë shënoja gola, ndaj ka qenë pak shqetësuese për mua pasi më dukej sikur nuk po ia shpërblej klubit me statistikat e mia deri tani. E ndjej këtë lloj presioni, por kam besimin që duhet të shkoj në fushë e të bëj gjërat si duhen.

Shokët e skuadrës besojnë te unë, e kanë bërë edhe kur gjërat nuk shkonin mirë. Ma kanë thënë, ndaj më japin rregullisht topin e për këtë arsye duhet t’i falënderoj”, pranoi lojtari kuqezi.

Ai më pas u pyet si cili ishte lojtari që kishte marrë si shembull në fillimet e tij dhe kërkonte të kopjonte. “Hazard, Kutinjo kur ishte te Liverpuli e luante majtas, Nejmar edhe pse është stil ndryshe. Por kam parë gjithmonë lojtarë të tillë, lojtarë që luajnë në të majtën, por edhe mund të luajnë në pozicionin 10. Edhe Grilish ka një stil të tillë.

Shoh shumë futboll. Padyshim këta janë më të mirët në botë. Nëse dëshiron të jesh mes tyre, duhet të shohësh çfarë bëjnë, jo vetëm me topi por edhe pa të, hapësirat. Unë shoh vazhdimisht më të mirët në këto pozicione pasi jam i fiksuar që të mësoj”, tha Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"