U infektua me koronavirus, trajneri Alban Bushi merr përgjigjen e tamponit të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 18:11

U infektua me koronavirus, trajneri Alban Bushi merr përgjigjen e tamponit të dytë

Trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi ka rezultuar për të dytën herë pozitiv me koronavirus. Tekniku i Shpresave ka kryer tamponin e dytë për COVID-19 ditën e sotme dhe sërish përgjigjia e analizave ka qenë se ai ka ende gjurmë të virusit të rrezikshëm në organizmin e tij.

Alban Bushi
Para 3 ditësh, FSHF-ja konfirmoi se Bushi nuk do të drejtojë Shqipërinë U21 në ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë pasi është infektuar me koronavirus. Boshnjaku Xhemal Mustedanagiç do të jetë në krye të pankinës në këto dy ndeshje, ku Shpresat luajnë shansin e fundit për të marrë pjesë në Europianin e të Rinjve që organizohet vitin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"