U dënua nga FSHF-ja, shkarkohen dy zyrtarët e klubit pas dhunës në ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 13:27

U dënua nga FSHF-ja, shkarkohen dy zyrtarët e klubit pas dhunës në ndeshje

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, mblodhi në fundjavë ekipin dhe stafin drejtues. Ai bëri me dije largimin e dy drejtuesve dhe tha se atyre që u ka përfunduar kontrata dhe dëshirojnë të largohen, janë të lirë.
gjon-gjonaj
Gjonaj tha se kush do të vazhdojë me Tërbunin, do të ketë të njëjtat kushte, edhe pse ekipi do të luajë në të Dytën.

“Shefi i klubit (Dritan Frroku) dhe drejtori teknik (Alfons Gjergjaj) nuk do të jenë më pjesë e ekipit. Si kryetar bashkie, nuk lejoj askënd të hedhë baltë mbi ekipin. U kërkoj ndjesë tifozëve për incidentin. Skuadra e Tërbunit do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë dhe për këtë më vjen keq, por do të ndërtojmë një ekip cilësor për kthimin e shpejtë në të Parën”, është shprehur kryebashkiaku i Pukës.

Lojtarët pritet që në muajin gusht të firmosin kontratat e reja me klubin e Tërbunit.

DITMIR PEMAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"