U ça në fytyrë gjatë ndeshjes, portieri i Lushnjes Alimuçaj: Jam gati për Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 21:20

U ça në fytyrë gjatë ndeshjes, portieri i Lushnjes Alimuçaj: Jam gati për Kastriotin

Lushnjarët humbën 0-2 në stadiumin “Liri Ballabani”, në transfertën me Burrelin. Një humbje që i barazoi me matjanët, dhe i zbriti verdhejeshilët në vendin e tetë, pas fitores së Kastriotit.

alimucaj

Skuadra e Maganit, jo vetëm që pësoi gol në fillim të ndeshjes, por iu dëmtua edhe portieri Alimuçaj, që u detyrua të linte lojën. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, portieri vlonjat i lushnjarëve Saugli Alimuçaj tregon edhe momentet e dëmtimit. Më tej ai shton se nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë gati për takimin e radhës që Lushnja do të luajë ndaj Kastriotit:

“Ishte një top i diskutueshëm në zonë. Duke e parë atë episod disa herë pas ndeshjes, u duk sikur kundërshtari u interesua për të më dëmtuar mua, se sa për kapjen e topit. Por futbolli ky është dhe mund të ndodhë çdo gjë. Kam disa çarje në fytyrë, por për fat të mirë vetëm aq. Nuk kishte gjë serioze për fat të mirë. Besoj se brenda dy ditëve do të jem i gatshëm për të dalë në stërvitje dhe jam gati 100%, për ndeshjen me Kastriotin”, tha portieri 21-vjeçar Alimuçaj.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"