Barcelona nis kërkimin për trajnerin e ri, tremb Juventusin për Tiago Motan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 16:23

Barcelona nis kërkimin për trajnerin e ri, tremb Juventusin për Tiago Motan

T iago Mota është ai i cili mund të nisë një efekt domino në merkaton e trajnerëve të kësaj vere.

mota

Arkitekti i një Bolonje madhështore, e cila mund të quhet pa frikë surpriza më e madhe e pesë ligave kryesore të Europës, është emri që shumë prej skuadrave të mëdha të kontinentit të vjetër duan dhe po flasim për klube si PSG-ja, Mançester Junajtid, Çelsi, madje edhe Bajern Mynih, të cilat jo vetëm që duan të ringrihen pas zhgënjimeve të mëdha sezonale, por mbi të gjitha nuk i kanë aspak problem paratë. Por nëse për ishmesfushorin italo-brazilian favorit për shërbimet e Motës është Juventusi, siç garantojnë të gjithë prej muajsh, në skenë në orët e fundit është futur edhe Barcelona. Katalanasit, gjithashtu në Champions, por edhe me një projekt të rëndësishëm për të ardhmen siç garanton Laporta, janë klubi më i ri që mund të joshin trajnerin e “mrekullive”, në tri vitet e fundit në Serinë A (pas mbijetesës së Specias tri sezoneve më parë, arritjeve të rëndësishme me Bolonjën në dy sezonet e fundit).

Dhe ky lajm pa dyshim që shqetëson mbi të gjitha drejtuesit e Juventusit, të cilën me Tiago Motën kanë nisur bisedimet që në shkurt të këtij viti, menjëherë pas humbjes se bardhezinjve me Interin, që i nxori nga lufta për titullin kampion. Dhe mbi të gjitha, siç nënvizon “MundoDeportivo”, Tiago Mota, i cili me Barcelonën ka luajtur edhe në vitet e arta, 2001-2007, duke fituar 2 tituj të La Ligas, 2 Superkupa Spanje dhe 1 Champions, Laporta kërkon që të kthejë në shtëpi një ish që e njeh shumë mirë ambientin, por që mbi të gjitha duket se në orët e fundit ka parakaluar gjermanin Hansi Flik dhe katalanasin Luis Enrike, që pritet të lërë PSG-në këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"