Ronaldo e Pepe udhëheqin të rinjtë, Portugalia bën zyrtare listën për Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 17:42

Ronaldo e Pepe udhëheqin të rinjtë, Portugalia bën zyrtare listën për Euro 2024

Trajneri i përfaqësues së Portugalisë, Roberto Martinez, ka bërë publike sot listën e të grumbulluarve për Euro 2024, ku iberikët hyjnë jo pa pretendime. Ekipi do të grumbullohet në Portugali ku do të luhen tre miqësore ndaj Finlandës, Kroacisë dhe Irlandës.

ronaldo pepe

Më pas ekipi do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të bëhet gati për ndeshjet që ka në Grupin F ku është favorite absolute pasi përballë do të ketë Turqinë, Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Në listë janë veteranët Kristiano Ronaldo e Pepe, por edhe shumë të rinj, pasi trajneri Martinez ka nisur ndryshimin e brezave në radhët e kësaj përfaqësuese. Ky pritet të jetë turneu i fundit ndërkombëtar me CR7 në radhët e Portugalisë.

LISTA

PORTIERË: Diogo Kosta (Porto), Zhoze Sa (Ullvërhempton), Rui Patrisio (Roma);

MBROJTËS: Antonio Silva (Benfika), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Mançester Junajtid), Gonçalo Injacio (Sporting), Zhoao Kanselo (Barcelona), Nelson Semedo (Ullvërhempton), Nuno Mendesh (PSG), Pepe (Porto), Ruben Dias (Mançester Siti)

MESFUSHORË: Bruno Fernandes (Mançester Junajtid), Zhoao Neves (Benfika), Zhoao Palinja (Fullhem), Otavio Monteiro (Al Nasr), Ruben Neves (Al-Hilal), Vitinja (PSG)

SULMUES: Bernardo Silva (Mançester Siti), Kristiano Ronaldo (Al Nasr), Diogo Zhota (Liverpul), Francisko Konseisao (Porto), Gonçalo Ramos (PSG), Zhoao Féliks (Barcelona), Pedro Neto (Ullvërhempton), Rafael Leao (Milan).


View this post on Instagram

A post shared by Portugal (@portugal)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"