Sulmuesi i durrsakëve, Klejdi Daci: Shpëtuam sezonin, por Teuta meriton të jetë më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 16:58

Sulmuesi i durrsakëve, Klejdi Daci: Shpëtuam sezonin, por Teuta meriton të jetë më lart

Sulmuesi i Teutës, Klejdi Daci, zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e bluve, duke gjetur dhe nëntë herë rrugën e rrjetës. Sulmuesi ishte ndër lojtarët kryesorë të Teutës në sezonin që u mbyll. Këtë gjë e pranoi dhe vetë Daci në një intervistë për “Panorama Sport”, duke thënë se Teuta do të rikthehet më e fortë në sezonin e ri futbollistik.

DACI

Sa keqardhje ka Daci që nuk arritët asnjë objektiv këtë sezon me Teutën?

Mund t’ju them se më vjen shumë keq. Madje, e kam shumë të vështirë që ta pranojmë, por ky është fakt. Futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Jam i bindur që do të rikthehemi akoma më të fortë dhe do të jemi konkurrues.

Klejdi, si e sheh Teutën në të ardhmen. Dhe si ndiheni në këtë ekip?

Të them të drejtën unë jam shumë i lumtur këtu, pasi drejtuesit m’i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Teuta me mbështetjen e klubit ia ka dalë të fitojë të gjithë trofetë në këto vite. Unë i jam mirënjohës presidentit, sepse e vlerëson ata që po bëj. Jam i kënaqur me ambientin në klub, qytetin dhe gjithashtu shokët e ekipit.

Çfarë note do t’i vendosni Teutës në këtë fund sezoni që nisi keq dhe e mbyll mirë?

Do ta ndaja në dy pjesë, në fillimin dhe fundin e kampionatit, që do t’i vija notën 7, sepse nuk arritëm Europën nga kampionat, por arritëm të shpëtojmë sezonin, ndërkohë që dhe fatin e ke pasur kundra në fazën e tepër.

Sipas jush që jeni edhe sulmuesi kryesor i skuadrës. Çfarë mund të kishin bërëshumë?

Po i referohemi pyetjes seçfarë mund të kishte bërë mëshumë, sigurisht që ka vendpër shumë përmirësime. Tani, në këtë sezon që do hymë, kemi pretendime të reja dhemendoj se Teuta duhet të bëjëshumë më tepët sesa sezoni i kaluar.

Cilat janë objektivat tuaj individualë?

Objektivat e mi janë që ta ndihmoj ekipin me performancën time dhetë shënoj akoma më shumë golasezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"