Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu: Kam gjak zikaltër, sa e prita këtë kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 19:00

Mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu: Kam gjak zikaltër, sa e prita këtë kupë

Emri i tij u brohorit me të madhe nga tifozët e pranishëm në “San Siro” si një nga idhujt e ri të tifozërisë së Interit. Lojtari që ndryshoi rol dhe rezultoi vendimtar në këtë titull kampion të fituar. Hakan Çalhanoglu tregon se në venat e tij rrjedh gjak zikaltër dhe se ky titull kampion ishte si një dhuratë nga Zoti.

Hakan-Calhanoglu-3-scaled-e1694869946617

Hakan, si ndiheni në këtë ditë të festës?

Është gjithçka shumë e bukur. Stadiumi është i mbushur plot me tifozë siç ka qenë gjithmonë. Jemi shumë të lumtur për këtë sezon fantastik.

Sa i vështirë ka qenë ndryshimi i rolit për ju?

Në aspektin psikologjik ishte shumë i vështirë, por kisha besim që mund ta bëja këtë rol. Kam punuar me sakrificë dhe falë Inzagit dhe stafit të tij që më ka përmirësuar.

Çfarë trajneri është Inzagi?

Sekreti i tij është që na trajton të gjithëve si miq. Është trajneri ynë, por është i hapur dhe flet gjithmonë. Përpara ndeshjeve është pak i stresuar, por në përgjithësi është një person i qetë dhe pozitiv.

Mendon se ky është momenti më i mirë i karrierës tuaj?

Jam dakord. Të gjithë thonë se në moshën 29-30 vjeç lojtarët kanë eksperiencën e duhur. Mendoj se ky ka qenë sezoni më i mirë i karrierës time.

Pavarësisht se kalimi nga Milani tek Interi nuk ka qenë i lehtë, ju kurrë nuk e keni tepruar…

Faleminderit. Ata që nuk më njohin nuk e dinë se si jam. Unë jam i qetë, kam respekt për disa gjëra dhe nuk ndryshojnë kurrë. Me miqësinë nuk bëhet shaka, ajo është përtej ngjyrave. Unë kam disa raporte pozitive ende dhe i respektoj ato. Nëse nga ata nuk vjen asnjë urim, për mua nuk është problem. Por kjo është histori e mbyllur. Jam i lumtur që ndodhem tek Interi.

Cili ka qenë momenti më i bukur i sezonit?

Sigurisht që ndeshja e fituar kundër Milanit. I mundëm në transfertë. Unë jam një person që besoj në Zot dhe mendoj se titulli ishte dhuratë prej tij. Mbi të gjitha fakti që e fitova në atë ndeshje të rëndësishme dhe vendimtare.

Kishit shumë besim në këtë sezon se do të shkruanit historinë e klubit.

Sigurisht që po. Objektivi ishte të fitonim patjetër titullin kampion. Ishim gati dhe kishim punuar me shumë sakrificë. Grupi i lojtarëve është i mrekullueshëm dhe jemi si një familje e madhe. Ndoshta ju e keni parë që para, gjatë dhe pas ndeshjeve buzëqeshja nuk mungon kurrë. Kjo ka qenë e rëndësishme për ecurinë tonë.

Cilat janë objektivat e Interit?

Duhet që të vazhdojmë të shkruajmë historinë ende për këto ngjyra. Është një klub i mrekullueshëm dhe thjesht sapo kemi nisur me yllin e dytë në fanellë. Duhet të vazhdojmë kështu. Unë kam 7 vite në Milano, por gjakun e kam zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"