Sulmuesi i Milanit, Kristian Pulisiç: Respekt për Piolin, por në derbi kundër Interit ishim pa strategji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 18:37

Sulmuesi i Milanit, Kristian Pulisiç: Respekt për Piolin, por në derbi kundër Interit ishim pa strategji

 Gazeta “Il Giornale” i ka kushtuar një faqe Kristian Pulisiçit, i cili po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në përvojën e tij të parë me fanellën e kuqezinjve. Në fakt, me dopietën e shënuar në Milan-Kaljari, amerikani ka arritur në 12 gola në Serie A, nga 15 gjithsej, në 48 ndeshje të luajtura.

Pulisic

Atë mbrëmje, numri 11 kuqezi u bë mesfushori i parë, që shënon më shumë se 10 gola në një sezon për Milanin, që në sezonin 2005-2006. Atë vit ishte pikërisht legjenda e klubit italian, Kaka që arrinte të kapte një shifër të tillë. Në intervistën e tij, ai ka shpjeguar gjithçka ka ecur si duhet në këtë sezon që për Milanin përfundon me ndeshjen e së shtunës kundër Salernitanës.

Pas një karriere të shpenzuar në qendër ose majtas, te Milani shkëlqyet në korsinë e djathtë…

Është vërtet e vërtetë dhe ndonjëherë, me stafin teknik, bëjmë shaka me këtë: Nuk jam më i aftë të luaj në të majtë! E vërteta është se jam mësuar shumë me të djathtën dhe sigurisht që kam përfituar prej saj. Edhe në shënimin e golave falë një sekreti të vogël. Kam studiuar Leaon dhe kuptova se si ai tërheq një ose tre kundërshtarë drejt tij dhe pastaj mbrojtja mbetet diku tjetër, kështu që unë shkoj drejt qendrës së fushës po aq i sigurt për të marrë pasimin e duhur atje në kohën e duhur.

Me kaq e shpjegoni gjithë këtë që keni bërë?

Në dy vitet para me Çelsin, pësova një sërë lëndimesh dhe disa ndryshime në stol, të cilat nuk më bënë mirë. E kundërta e asaj që ndodhi sivjet. Që nga dita e parë ndjeva besimin e të gjithëve, aty ishte pika e kthesës.

Çfarë note i jepni vetes?

Jo më shumë se shtatë. Nuk jam i kënaqur nëse nuk bëj më shumë. Qëllimi është të bëj gjithmonë më tepër dhe kjo është ajo që më shtyn të punoj.

Të shtunën më në fund tifozët do t’ju mbështetin. Si jeni ndjerë pa ta?

Sezoni që po përfundon, pavarësisht vendit të dytë në kampionat, nuk i ka kënaqur tifozët që protestojnë ndaj klubit javët e fundit. Shpesh ata na kanë shtyrë dhe na kanë ndihmuar gjatë gjithë sezonit, me zhurmë dhe me entuziazëm, me një shtëpi plot. Për këtë arsye unë respektoj gjendjen e tyre aktuale shpirtërore.

Ju lëndoi më shumë eliminimi nga Europa apo derbi i humbur?

Mund të mendoj se ato ndeshje i kemi përballuar pa organizimin e duhur, jo gjithmonë jemi mbrojtur në mënyrën e duhur, ndoshta strategjia nuk ka qenë perfekte. Kemi luajtur të pambrojtur, duke lënë të ekspozuar fazën e mbrojtjes nga dëshira për të sulmuar gjithmonë.

Si ka qenë raporti me Piolin?

Gjatë bisedës së parë së bashku më tha saktësisht se çfarë do të kishte dashur nga unë, në çfarë roli do të më kishte përdorur. Dhe, ndryshe nga disa kolegë të tij, gjatë gjithë sezonit ai kurrë nuk dështoi në këtë angazhim. Shkoj mirë me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"