Tirana me sulmin ‘bombë’, por mbrojtja e zbret nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 17:21

Tirana me sulmin ‘bombë’, por mbrojtja e zbret nga kategoria

Tirana e mbylli kampi onatin në vendin e pestë, por skuadra ka çudira në statistika. Për ata që nuk e dinë, bardheblutë janë ekipi me sulmin më të mirë dhe prapavijën më të keqe që pas viteve 50-të. Jo vetëm kaq, por mbrojtja e Tiranës shpëtohet nga Kukësi dhe Erzeni, sepse me 49 gola të pësuar është prapavija e tretë më e keqe në Superiore. E kundërta me sulmin. Edhe 2024-a është njollë e zezë për bardheblutë, pasi kanë një paraqitje skandaloze.

TIRANA

SULMI – Tirana ka shënuar 56 gola, duke qenë skuadra më e mirë e Superiores. Pesë gola më pak janë Egnatia dhe Partizani. Gjithsesi, Tirana në sulm ka bërë njëlloj si sezonin e shkuar, pasi edhe vjet ata shënuan 56 gola në 36 javë kampionat. Dhe të thuash që në janar u larguan Hasani dhe Kaina që së bashku bënin 15 gola. Abazaj si golashënuesi i dytë më i mirë i Superiores, tundi rrjetën 11 herë, gjashtë më pak sesa Balaj i “Këpucës së Artë”. Skuadra e 2023-2024 është shumë larg ekipit të titullit të sezonit 2021-2022, që shënoi 64 gola. Problemi i bardhebluve vazhdon të mos jetë sulmi, por prapavija dhe kjo u vu re edhe në kampionat.

MBROJTJA – Katastrofë mund të quhen golat e pësuar. Plot 49 dhe një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve. Tirana kishte një prapavijë që konkurronte me skuadrat që binin nga kategoria. Një sezon më parë, Tirana pësoi 33 gola, ndërsa këtë sezon 16 rrjeta më shumë. Në sezonin e titullit Tirana e mbylli kampionatin me 27 gola të pësuar. Një mbrojtje solide që ka pësuar gati gjysmën e golave që ka marrë skuadra e këtij kampionati.

PIKËT – Tirana e mbylli e pesta sezonin me 50 pikë. Një mesatare shumë e ulët e pikëve. Është 17 pikë më pak nga kampionati i shkuar. Jo vetëm kaq, por është 23 pikë nga sezoni që solli titullin në kryeqytet. Këtë sezon, Tirana vetëm dy javë ka qenë në krye të klasifikimit. Po kështu, viti 2024 ka qenë një tmerr më vete për Tiranën. Në 18 javë të luajtura ka marrë 24 pikë, me 6 fitore dhe gjashtë barazime. Bardheblutë në 2024-ën janë të tetit në renditje dhe më keq sesa ta kanë bërë, Erzeni e Kukësi. Tiranën e shpëtojnë 4 fitoret me Kukësin dhe tre fitoret e një barazim me Dinamon, që bëjnë 22 pikë nga 50 të mundshmet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"