U aktivizua 8 ndeshje me Kukësin, sulmuesi 20-vjeçar prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 23:52

U aktivizua 8 ndeshje me Kukësin, sulmuesi 20-vjeçar prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi Eduard Smajli, i dha fund aventurës me Kukësin në elitën e futbollit shqiptar, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Llapit në Kosovës.  

smajli kukesi

20-vjeçari është zhvilluar si lojtar te kampioni i Zvicrës, Jang Bojs, ndërkohë që me Kukësit u aktivizua 8 ndeshje, ose më saktë 201 minuta, në total, por pa arritur të linte gjurmë 

“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, ka thënë Smajli për faqen e klubit llapjan. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"