U-17: Super-Vllazni, thyen edhe Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2013 | 12:40

U-17: Super-Vllazni, thyen edhe Dinamon

Penalltia e Dycës nderon shkodranët
DINAMO – VLLAZNIA 1-2
GOLAT: Arifi 51′ (11-m)/ Hasani 10′, Dyca 54′ (11-m)
DINAMO: Xhafaj, Arbana, Jaçe, Mujollari, Shkurta, Qato, Arifi, Rada, Elezi, Basha, Muçmata. (U aktivizuan: Muhaj). Trajner: Xh.Lloshi
VLLAZNIA: Harlicaj, Rrustemaj, Krymi, Tahiraga, Hakaj, Hepaj, Shkambi, Myftia, Dyca, Hasani, Rraboshta. (U aktivizua: Kopliku). Trjaner: E.Çaku
GJYQTARË: L.Ziu, K.Rrudho, E.Bastari (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Xhafaj, Arbana, Rada/ Rrustemaj, Hasani

Vllaznia nuk ndalet as në transfertë, madje edhe kur ka kundër një ekip si Dinamo. Skuadra e drejtuar nga trajneri Entri Çaku ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj bluve. Një penallti e kthyer në gol nga Dyca në pjesën e dytë u ka dhënë tri pikë shkodranëve, duke i bërë shumë të qetë në vazhdimësinë e kampionatit. Me 8 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, Vllaznia po shkon tashmë drejt titullit të tretë radhazi. Edhe në ndeshjen e djeshme, të zhvilluar në kompleksin “Dinamo”, kuqeblutë kanë treguar superioritetin e tyre. Loja ka qenë e bukur, me shumë aksione të rrezikshme për të dyja skuadrat. Për vendësit ka munguar fati, teksa në disa raste sulmuesit nuk kanë arritur t’i finalizojnë si duhet aksionet. Vllaznia kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Hasanit. Pjesa e parë u mbyll 0-1. Në 40 minutat e dyta blutë janë më agresivë dhe arrijnë të barazojnë pas një penalltie të kthyer në gol nga Arifi. Mirëpo nuk kalojnë as 3 minuta dhe miqtë shënojnë sërish.
Erjon Hamitaj

Në Elbasan s’ka fitues
ELBASANI – PARTIZANI 2-2
GOLAT: Topuzi 10′, Mema 17’/ Bermeta 30′, Qilimi 75′
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Suvaria, Gorica, Beqiri, Bërdufi, Alla, Mukja, Bodurri, Mema, Topuzi. (U aktivizuan: Kalemi, Stojku, File). Trajner: S.Dalipi
PARTIZANI: Pinari, Vata, Lila, Zogani, Hoda, Hasa, Qilimi, Shehu, Marku, Bermeta, Bejtja. (U aktivizuan: Llasaj, Sulaj, Qordja). Trajner: A.Duro
GJYQTARË: F.Greca, L.Prifti, M.Sina (Lushnjë)

Janë ndalur në një barazim 2-2 paratërinjtë e Elbasanit kundër Partizanit, teksa të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë mbi mesataren. Fillimisht kanë qenë verdheblutë që kanë kaluar dy herë në avantazh, me Topuzin dhe Memën në pjesën e parë. Megjithatë, vendësit nuk ditën që të administronin më tej lojën. Golave të tyre iu kundërpërgjigj Bermeta dhe Qilimi për të kuqtë.
Vladimir Mema

Tiranës i mjafton Sala
TIRANA – POGRADECI 1-0
GOLI: Sala 12′
TIRANA: Hasani, Llagami, Kopaçi, Myrta, Kasneci, Doko, Haxhia, Lleshi, Halili, Peçi, Sala. (U aktivizuan: Çema, Prendi, Hoxhaj). Trajner: L.Sengla
POGRADECI: Baçi, Blacëri, Berberi, Manellari, Hila, Balli, Hidri, R.Laraku, Kelo, Liçkollari, K.Laraku. (U aktivizuan: Veizi, Yzellari). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: K.Cana, M.Shabanaj, J.Andrea (Tiranë)
KARTONË TË verdhë: Manellari, Hidri

Të besuarit e Luan Senglës kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Pogradecit, fal golit të sulmuesit Sala. Ka qenë një ndeshje e dominuar krejtësisht nga bardheblutë. Që në minutën e 12-të vendësit kalojnë në avantazh, por më pas nuk arrijnë të thellojnë rezultatin. Gjykimi korrekt ka dhënë efektin e vet në ndeshje, teksa të dyja skuadrat kanë dalë të kënaqura nga fusha e lojës.
Erjon Hamitaj

Triumfojnë vlonjatët
FLAMURTARI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 2-0
GOLAT: Aliaj 70′, Dhrami 75′
FLAMURTARI: Rrapaj, Hoxha, Gjinaj, Mehmeti, Velo, Deliaj, Koçani, Hysenaj, Ahmeti, Sino, Livanaj. (U aktivizuan: Dhrami, Shehu). Trajner: D.Sadedini
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Bahari, Llaha, Deliallisi, Kurti, Metra, Virthuli, Uka, Henza, Cërriku. (U aktivizuan: Pepa, Tufa). Trajner: A.Domi
GJYQTARË: E.Jahaj, M.Troka, A.Buri (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Pepa, Nezha
KARTONË TË KUQ: Mehmeti 75’/ Deliallisi 88′

Paratërinjtë e Flamurtarit janë rikthyer te fitorja, teksa dje kanë mposhtur Shkëndijën e Durrësit me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë durrsakët u mbrojtën mirë dhe gjithçka u mbyll 0-0. Në 40 minutat e dyta vlonjatët ishin më konkretë. Sulmuesi Aliaj kaloi në avantazh kuqezinjtë e vegjël, ndërsa Dhrami vulosi fitoren. Rezultati mund të shkonte 3-0, por Kaçani humbi një penallti.
Altin Pavllo

Laçi likuidon Bylisin
LAÇI – BYLISI 3-1
GOLAT: K.Mërdhoqi 50′, Kashnjeti 78′, Bardhi 80’/ Hasani 61′
LAÇI: Hoxhaj, Laska, Thana, Dedgjonaj, Lika, Dika, Bardhi, Trungshi, Lepuri, K.Mërdhoqi, Ndoka. (U aktivizuan: P.Mërdhoqi, Kashnjeti). Trajner: N.Tarazhi
BYLISI: Gjikondaj, Zyka, Ferko, Pashaj, Mehmeti, Anastasi, Xhafaj, Hasani, Asimetaj, Fejzaj, Mehmeti. (U aktivizuan: Malaj, Zyka). Trajner: T.Byzyka
GJYQTARË: E.Hushi, E.Bungu, G.Vogli (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Thana, Dika, Lika/ Pashaj, Malaj K

urbinasit kanë arritur të fitojnë me Bylisin vetëm në fund, teksa kanë shënuar me anë të Kashnjetit e Bardhit. Avantazhin e përkohshëm për Laçin e ka siguruar Mërdhoqi, i cili ka realizuar një gol mjaft të bukur, pas një krosimi të Bardhit. Për ballshiotët ka barazuar Hasani me anë të një goditjeje dënimi, por kjo s’mjaftoi, pasi goli pati vetëm vlera statistikore.
Vladimir Prenga

Tërbuni ndal kavajasit
BESA – TËRBUNI 0-0
BESA: Veliu, Kullolli, Kashami, Arkaxhiu, Osmani, Gixho, Muzhaqi, Gavardari, A.Kapidani, Deliu, S.Kapidani. (U aktivizuan: Qerolli, Rroci, Qosja). Trajner: Y.Teliti
TËRBUNI: Aliaj, Vistaraj, Gjinaj, Kapaklia, Hasanaj, Trishani, Mataj, Bungu, Dani, Çokaj, Rexhaj. (U aktivizuan: Kulli, Smakaj, Çoçja). Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: B.Qato, K.Gjyli, R.Mersinasi (Durrës)

Besa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Tërbunit. Defekti i kavajasve qëndroi në finalizimin e rasteve të paraqitura. Nga ana tjetër miqtë luajtën me shpirt dhe ditën t’i përballonin sulmet e Besës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi nuk mund të quhet tashmë një surprizë në kampionat, pasi edhe javën e kaluar arriti të mposhtte në shtëpi Tiranën.
Feriz Ferizaj

Vendos goli i Spahiut
GRAMOZI – OLIMPIKU 0-1

GOLAT: Spahiu 5′
GRAMOZI: Gramo, Hymeri, Ocelli, Hajredini, Shametaj, Arizaj (Koroveshi 46′), Baçi, Nuredini, Andrea (Rustemi 70′), Hasani, Iljazi. Trajner: S.Rustemi
OLIMPIKU: K.Bushi, Gjalpi, Xh.Bushi (Gani 61′), Jakupi, Reka, Grori (Hoxha 47′), Muçollari (Mehmeti 47′), Gjipali, Shima, Gjeçi, Spahiu. Trajner: I.Qurku
GJYQTARË: G.Loxe, R.Paramani, J.Ikonomi (Korçë)
KARTONË TË VERDHË: Hajredini, Gjeçi, Gjalpi

Takimi midis Gramozit dhe Olimpikut ka qenë tepër i fortë, edhe pse në një terren të rrëshqitshëm. Miqtë e kanë zgjidhur shumë shpejt ndeshjen, pasi shënuan në minutën e 5-të me Spahiun. Ky i fundit realizoi pas një goditjeje nga jashtë zone. Kur u duk se rezultati do të ishte më i thellë, vendësit bënë rezistencë. Gramozi zhvilloi një volum të madh loje, por nuk barazoi.
Koço Lilo

Turbina bën “poker”
TURBINA – BUTRINTI 4-3
GOLAT: Ballkoçi 33′, Halili 36′, D.Bilali 58′, Gica 74’/ Ahmeti 9′, Stefani 26′, 25′
TURBINA: Zuna, Sollaku, F.Bilali, Duraku, Ballkoçi, Gica, D.Bilali, Halili, Tata, Idrizi, Lika. (U aktivizuan: Mezini, Leci). Trajner: F.Bilali
BUTRINTI: Kuçi, Grembi, Sadikaj, Çipa, Ahmeti, Braculla, Jonuzaj, Iljazi, Ahmeti, Stefani, Dadaj. (U aktivizuan: Zotaj, Llambri).Trajner: L.Risti
GJYQTARË: D.Muça, I.Cani, E.Shkodrani (Elbasan)

“Festival” golash në ndeshjen Turbina-Butrinti. Plot shtatë janë shënuar, por me vendësit që fituan 4-3. Tri herë kaluan në avantazh miqtë, me dy gola të Stefanit dhe Ahmetit, por në fund triumfuan djemtë e Bilalit me golat e shënuar nga Ballkoçi dhe Halili në pjesën e parë. Më pas, në të dytën, D. Bilali realizoi me anë të një “predhe” dhe më pas Gica u dhuroi fitoren të tijve.
Vladimir Mema

Surprizë e Skënderbeut
TEUTA – SKËNDERBEU 3-4

GOLAT: T.Qehajaj 58′, Syziu 64′, Hysaj 73’/ Vila 27′, Kote 52′, Luli 67′, Osmani 76′
TEUTA: Vata, Mara, Basha, Syziu, R.Qehajaj, Myrtezai, Kanina, Hoxha, Bardhi, Hyka, T.Qehajaj. (U aktivizuan: Hysaj, Taullaj, Prifti). Trajner: L.Sejdini
SKËNDERBEU: Harti, Zyfo, Isa, Dajko, Vila, Koxhaj, Shabanllari, Gjançi, Hoxhaj, Kote, Xheli. (U aktivizuan: Luli, Osmani). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Çopa (Kavajë)
KARTONË TË VERDHË: Basha, Hysaj

Spektakël në Durrës mes Teutës dhe Skënderbeut, por në fund rezultati u ka buzëqeshur miqve nga Korça. Ndeshja dhuroi plot 7 gola. Që në fillim të dy ekipet japin shkëndijat e para për një ndeshje me shumë gola. Minuta e 27-të sjell zhbllokimin e rezultatit, kur Vila për korçarët i kalon të tijtë në avantazh. Pjesa e dytë ka qenë më e bukur dhe me një Skënderbe konkret.
Roland Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"