U-17″ Derbi, Tirana shkatërron Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2014 | 12:32

U-17″ Derbi, Tirana shkatërron Dinamon

Tirana U-17Bardheblutë, goleadë dhe spektakël
TIRANA – DINAMO 6-3
GOLAT: Sadiku 26′, 71′, 73′, Halili 33′, Kl.Prendi 39′, Kr.Prendi 59’/ Qato 42′ (11-m), 65′, Abazaj 80′
TIRANA: Cara (Dallazhi 41′), Nuriu, Tole (Bajo 44′), Kuka, Joti, Kl.Prendi, Koldashi (Kallaku 41′), Sadiku, Doka, Morina (Demaj 41′), Halili. Trajner: A.Gallo
DINAMO: Xhafaj (Dema 56′), Murraku, Mulaj, Memushi, Xhepa (Sina 56′), Sino, Dreni, Qato, Toçilla, Abazaj, Morina. Trajner: Xh.Lleshi
GJYQTARË: E.Bastari, M.Shazivari, A.Meçani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kl.Prendi;
KARTON I KUQ: Halili 33′

Paratërinjtë e Tiranës kanë shkatërruar Dinamon në derbi. Klevis Sadiku është heroi i bardhebluve, pasi ka shënuar tre gola, ndërkohë që ekipi i Gallos ka luajtur që nga minuta e 33-të me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të sulmuesit Halili. Që në minutën e 26-të Sadiku ka hapur serinë e golave. Më pas është Halili, i cili shënon një gol mjaft të bukur, por për shkak të një gjesti antisportiv ai ndëshkohet me të kuq nga gjyqtari Bastari. Në të 39-ën minutë është kapiteni Klaudio Prendi, që shënon golin e tretë, duke mbyllur 3-0 pjesën e parë. Fraksioni i dytë flet për Tiranën, edhe pse luan me një lojtar më pak. Megjithatë, Qato ka shkurtuar në 3-1 diferencën pas realizimit të një 11- metërshi. Në të 59-ën minutë është Klaudio Prendi, që thellon në 4-1 e më pas është sërish Qato, i cili këtë herë shënon nga një goditje dënimi. Bardheblutë nuk falin dhe shënojnë dy herë radhazi me Sadikun, ndërsa në fund Abazaj për Dinamon vulos rezultatin 6-3.
Abdulla Dushku

Partizani, vetëm “X”
PARTIZANI – TEUTA 1-1
GOLAT: Vllacaj 22’/ Gripshi 27′
Partizani: Selmanaj, Hasanaj, Myftari, Rami, Ngjela, Hoxha, Qesari, Gjoshi, Bregu, Mersini, Vllacaj. (U aktivizuan: Gjuzi, Shehu, Hadaj, Ccema, Ccukaj). Trajner: N.Çoçlli
TEUTA: Vata, Hajdini, Dakoli, Troplini, Lika, Ndraxhi, Vila, Përkeqi, Gripshi, Mara, Hyka. (U aktivizuan: Kovacci, Hoxha). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: K.Zharkalli, L.Cani, A.Subashi (Tiranë)
KARTONËTËVERDHË: Mersini/ Dakoli, Përkeqi, Hoxha

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndeshja mes Partizanit dhe Teutës. Goli i Vllacajt në minutën e 22-të është barazuar nga ai i Gripshit vetëm pesë minuta më pas. Loja në përgjithësi ka qenë e ekuilibruar dhe skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë. Të kuqtë janë ende në një pozicion jo komod në tabelën e klasifikimit, ndërsa durrsakët ndodhen në mesin e artë dhe nuk rrezikojnë.
Erjon Hamitaj

Fitore nga penalltitë
OLIMPIKU – VLLAZNIA 4-3
GOLAT: Shima 2′ (11-m), Shehi 4′ (11-m), Lekgegaj 73′, Curri 77′ (11-m) / Vecaj 62′, 64′, Rajçeviç 68′ (11-m)
OLIMPIKU: Bushi, Gazheli (Vata 41′), Gjalpi, Spahiu, Omeri, Curri, Basha (Hoxha 41′), Lekgegaj, Sefa, Shehi, Shima (Lajthia 80+2′). Trajner: Sh.Berberi
VLLAZNIA: Vjerdha, Kolaj (Hoxha 56′), Kangaj, Kuka (Hysenaj 74′), Pusi, Denaj, Hebaj, Rajçeviç, Balaj, Vecaj, Prençi (Puka 58′). Trajner: A.Hasani
GJYQTARË: L.Haka, D.Tomori, K.Cana (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Gazheli, Gjalpi, Sefa, Lekgegaj, Curri/ Kelaj

Spektakël, shtatë gola, katër penallti dhe dy herë përmbysje rezultatesh. Kjo është kronologjia e ndeshjes ndërmjet Olimpikut dhe Vllaznisë, teksa në fund rezultati u ka buzëqeshur vendësve. Që në 4 minutat e para jepen dy 11-metërsha për Olimpikun dhe shënojnë Shima dhe Shehi. Në pjesën e dytë Vecaj e Rajçeviç përmbysnin gjithçka, por një penallti e Currit vendosi sfidën.
Abdulla Dushku

Meka nderon Elbasanin
SHKËNDIJA E DURRËSIT – ELBASANI 1-2
GOLAT: Shytermja 58’/ Meka 44′, 70′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Cërriku (Came 58′), Xhakolli, Shala, Mustafaj, Uka, Kutrolli, Torra (Haziraj 65′), Frroku, Hajdini, Shytermja. Trajner: E.Furrxhi
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Meka (Dalipi 77′), Veli (Karaj 75′), Shabani, Bullari (Peqini 77′), Stojku, Çela. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: M.Troka, H.Troka, A.Hysenji (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Cani, Meka, Veli, Stojku
KARTON I KUQ: Gjuzi/ Shabani

Elbasani arriti dje në Durrës një fitore të çmuar përballë Shkëndijës vendëse. Në pjesën e parë durrsakët patën më shumë mundësi shënimi, por pa mundur të realizonin. Me fillimin e pjesës së dytë Meka kalon në avantazh miqtë. Ndërsa në minutën e 58-të Shytermja kthen baraspeshën. Goli i dytë personal i Mekës në minutën e 70-të u jep fitoren verdhebluve të Elbasanit.
Roland Gjini

Flamurtari bind në Laç
LAÇI – FLAMURTARI 0-3
GOLAT: Sino 38′, Sadushi 59′, K.Lika 90′ (aut)
LAÇI: Halili, Yzeiraj, R.Lika, K.Lika, Balozi, Bushpepa, Gjoni, Stojani, Mërdhoqi, Jushi, Doçi. (U aktivizuan: Haxhiu, Baboçi, Bardhi, Beqiri). Trajner: N.Tarazhi
FLAMURTARI: Sali, Myslymi, Dule, Beqaj, Shkurti, Lazaj, Deliaj, Shehu, Tushi, Sino, Sadushi. (U aktivizua: Selami). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: S.Ahmeti, P.Lapi, J.Podgorica (Shkodër)

Flamurtari ka fituar në Laç me rezultatin 0-3, duke marrë tri pikë të vlefshme. Ka qenë Sino, ai që u ka dhënë avantazhin vlonjatëve në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën është Sadushi ai që i dyfishon shifrat. Në fundin e takimit për vlonjatët mendon kapiteni Lika i kurbinasve, që shënon në portën e tij. Ndërkohë, Laçi ka shpërdoruar një 11-metërsh.
Vladimir Prenga

Apolonia gjen triumfin
APOLONIA – KUKËSI 2-1
GOLAT: Troka 36′, Velo 67’/ Domi 73′ (11-m)
APOLONIA: Katuci, Naçi, Çelaj, Velo, Mehmetaj, Sulaj, Mehmeti, Troka, Zeqo, Hëna, Berisha. (U aktivizuan: Hasani, Dosti, Tomori). Trajner: O.Çuko
KUKËSI: Batusha, Germizi, Lleshi, Cena, Germizi, Haxhiu, Demhasa, Duraku, F.Mica, S.Mica, Domi. (U aktivizuan: Nika, Halili). Trajner: A.Bela
GJYQTARË: A.Hysenaj, T.Kasa, K.Sheko (Vlorë)

Apolonia ka arritur dje fitoren e parë në këtë kampionat, duke mposhtur në shtëpi Kukësin me rezultatin 2-1. Në këtë ndeshje fierakët kanë pasur epërsi ndaj kundërshtarit, teksa kanë zhvilluar një lojë të kujdesshme dhe me theks sulmues. Golin e parë e shënon Troka, ndërsa në pjesën e dytë Velo dyfishon shifrat. Afër fundit Domi për Kukësin shkurton diferencën.
Mikel Mbriçaj

Luftëtari thyen Vlorën
LUFTËTARI – VLORA 2-0
GOLAT: Koshi 49′, Çela 67′
LUFTËTARI: A.Buxaj, Halilaj, Matushi, Hala, Llavdaniti, Koshi, Puci (A.Buxaj 65′), Ksera, Çela, Mahmutaj, Çani (Lengo 52′). Trajner: A.Çulli
VLORA: Nuraj, Aliaj, Dervishaj (Lazaj 68′), Mataj, Tushi, Velaj, K.Mataj, Veraj, Kapaj (Qari 43′), Telushi, Veizi. Trajner: L.Gjondedaj
GJYQTARË: E.Avdi, A.Jaçaj, A.Bello (Sarandë)
KARTONË TË VERDHË: Halilaj, Matushi

Luftëtari i është kthyer fitores, teksa dje ka mposhtur Vlorën me rezultatin e pastër 2-0. Të besuarit e Andrea Çullit kanë shënuar dy gola, njëri më i bukur se tjetri. 40 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë bluzinjtë ishin më të organizuar dhe është Koshi që zhbllokon rezultatin. Për golin e qetësisë mendon Çela, i cili shënon nga 35 metra.
Tomorr Shehu

Shkodra i falet Tomës
BESËLIDHJA – SHKODRA 0-2
GOLAT: Toma 5′, 70′
BESËLIDHJA: Lesi, Gazulli, E.Prendi, Nikolli, I.Kaçaçi, Kasneci, Malaj, Lushaj, Marku, Luka, E.Hila. (U aktivizuan: F.Kaçaçi, Shyti). Trajner: O.Gjurashi
SHKODRA: Vistaraj, S.Kurtaj, Gjeçaj, A.Kurtaj, Çoçaj, Troshani, Toma, Berloka, Hoxhaj, Ulndreaj, Shkicaj. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, E.Perloshi (Laç)

Shkodra ka mposhtur Besëlidhjen në një takim mjaft të fortë. Miqtë ishin më superiorë, teksa kontrolluan lojën dhe që në minutën e 5-të kaluan në avantazh me Tomën. Pas pësimit të golit 17-vjeçarët lezhjanë janë përpjekur të barazojnë, por nuk ia arritën qëllimit. Edhe pjesa e dytë ishte mjaft e mirë, por miqtë shkodranë në minutën e 70-të shënuan sërish me anë të Tomës.
Preng Gjikola

LUSHNJA – ALBPETROLI 3-1
GOLAT: Zhuga 7′, Parangoni 33′, Kasapi 47’/ Zjaçja 66′
LUSHNJA: Hila, Dervishi, Kadiu, J.Zaimi, Gorovelli, Kasapi, Jonuzaj, Çela, Zhuga, Parangoni, Zdrava. (U aktivizuan: Xhebexhiu, M.Zaimi, Kaja). Trajner: A.Hysko
ALBPETROLI: Gjikondaj, Mici, Ferko, Asimetaj, K.Mehmeti, Saliaj, Lapshi, Mehmetaj, Hoxha, Zjaçja, Fasko. (U aktivizuan: Prifti, D.Mehmeti, H.Mehmeti). Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: E.Begaj, E.Jahaj (Fier)
KARTONËTËVERDHË: Xhebexhiu, Gorovelli/ D.Mehmeti
Armand Nezha

BUTRINTI – SHKUMBINI 1-1
GOLAT: Guma 40′ (11-m)/ Jashari 25′
BUTRINTI: Zani, Lala, Koçia, Meta, Guma, Zotaj, Konomi (Muçaj 58′), Piro (S.Piro 15′), Xorba (Tusha 46′), Pashuni, Hoxha. Trajner: S.Bogdo
SHKUMBINI: Zeka, Gjevori, Kosta, Ballhysa, Qejvani, Fadili (Lluca 45′), Sulkja, Gjini, Jashari, Lluca, Kateshi. Trajner: A.Bashvogli
GJYQTARË: K.Hoxha, G.Aliko, M.Bejko (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Piro, Koçia/ Kosta, Zeka
KARTON I KUQ: Lluca 12′
Gerlad Bregu

SKAMPINI – KASTRIOTI 5-1
GOLAT: Haxhia 35′, Balla 47′, 53′, Halili 62′, Çopja 79’/ Kau 22′
SKAMPINI: File, Sharra, Dyrmyshi, Hushi, Xhafa, Marashi, Halili, Çopja, Balla, Haxhia, Qosja. (U aktivizuan: Tatoshi, Tafa, Bubeqi, Bajrami). Trajner: F.Bilali
KASTRIOTI: Lika, B.Dallaku, L.Dallaku, Kau, Bakiu, Kuka, Kullaj, Balla, Xhafaj, Caca, Merlika. (U aktivizuan: Guni, Caca, Vogu, Rusi). Trajner: A.Kuka
GJYQTARË: D.Kasa, Q.Çopa, H.Lila (Kavajë)
Vladimir Mema

VLLAZNIMI – BURRELI 6-1
GOLAT: Smakaj 11′, Dibra 24′, 58′, Dallnezi 29′, 37′, 67’/ Gjonaj 52′
VLLAZNIMI: Hila, Dini, Ura, Kakini, Gerdani, S.Kraja, Dallnezi, Dibra, Mema, Lugjaj, Smakaj, Peroviç. (U aktivizuan: Bajraku, Marku, Laçaj, Kosi). Trajner: A.Xhahysa
BURRELI: Koca, Dervishi, Beqiri, Balliu, Roca, Milkurti, Stafasani, Tanushi, Brahasani, Gjonaj, Canameti. (U aktivizuan: Cevani, Aliu, Tusha, Muharremi). Trajner: V.Gjoni
GJYQTARË: F.Pjetrushi, E.Muça, G.Pjetrushi (Lezhë)
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"