Turneu i marsit në Algjeri, pjesëmarrja e Kombëtares kuqezi mbetet… pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 16:31

Turneu i marsit në Algjeri, pjesëmarrja e Kombëtares kuqezi mbetet… pezull

Sa i përket turneut të Algjerisë, pjesëmarrja e Kombëtares shqiptare mbetet pezull.

kombetarja

Pavarësisht se presidenti i federatës algjeriane u shpreh për një dakordësi mes federatave, për turneun mes datave 18-26 mars, ku pjesë do të merrnin edhe Afrika e Jugut dhe Bolivia, deri tani, asgjë nuk është bërë zyrtare dhe me shumë mundësi kjo pistë mund të rrëzohet.

Kjo, ndoshta për shkak se palët nuk kanë rënë dakord. Ndërkohë, pasi FSHF-ja zyrtarizoi një miqësore me Suedinë më 25 mars, pritet që atë muaj, ekipi i Silvinjos të luajë edhe një tjetër takim që me shumë mundësi do të jetë Kili. Më pas miqësoret e tjera do të jenë në fundin e muajit maj dhe në ditët e para të qershorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"