Triumfuan ndaj Besës, flet Magani: Hodhëm një hap të madh drejt misionit final

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 15:53

Triumfuan ndaj Besës, flet Magani: Hodhëm një hap të madh drejt misionit final

Egnatia nis shkëputjen nga rivalët. Rrogozhinasit nuk mund të gabonin dy herë radhazi, ndaj përballë Besës morën çka deshën. Në ndihmë u erdhi sigurisht edhe ndalesa e ndjekësve më të afër, duke i çuar +4. Dy gola të shpejtë dhe tri pikë. Gugash Magani e quan të merituar fitoren, ndërsa evidenton se tashmë kanë vetëm një armik: euforinë. Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës u shpreh se tashmë kanë hedhur një hap të madh drejt misionit final.

Magani

“Ishte një ndeshje mjaft e vlerësuar nga ana jonë. E kishim marrë mjaft seriozisht, pasi përballë kishim Besën. Unë e njoh dhe e çmoj shumë kundërshtarin, pasi edhe e kam drejtuar. Arritëm të fitojmë me meritë dhe falënderoj ekipin për ndeshjen që zhvilluan. Kemi hedhur një hap tjetër drejt realizimit të objektivit tonë madhor, që mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore.

Mendoj se ‘armiku’ i vetëm i Egnatias tashmë mbetet vetëkënaqësia, të cilën nuk do të lejojmë të na mposhtë. I falënderoj edhe tifozët që na mbështetën nga jashtë stadiumit. Mirë do të ishte t’i kishim më pranë, por pandemia na e ka ndaluar”, përfundoi peqinasi i stolit të Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"