Triumf kuqezi, Gega dhe Smajlaj kampionë Ballkani. Nikolli i treti në 1500 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 8:08

Triumf kuqezi, Gega dhe Smajlaj kampionë Ballkani. Nikolli i treti në 1500 metra

Kombëtarja sh qiptare e atletikës shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që u mbajt dje në Stamboll. Kuqezinjtë regjistruan 2 medalje ari dhe një bronzi në këtë veprimtari, ku Shqipëria paraqitej me 5 atletë. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u ngjitën në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa David Nikolli u rendit i treti. Medaljet e arta mund të ishin 3, por Franko Burraj ishte i pafat, pasi gara e tij ku dhe vendosi rekord në 400 metra, u konsiderua faull për shkak të një gabimi teknik, sepse shkodrani shkeli vijën e bardhë të korsisë tjetër.17175876_1044524465691849_1480118102_o-2-e1488717470863

LUIZA GEGA

Për të shtatin vit radhazi Luiza Gega konfirmohet si kampione e padiskutueshme Ballkani. Gega, e cila është sportiste e niveleve të larta botërore, nuk e kishte aspak të vështirë të triumfonte në këtë event. Për Gegën gara ishte një formalitet, ku kampionia kuqezi e ndali kronometrin në kohën 8’55″45 në garën e 3000 metrave, me një diferencë të jashtëzakonshme prej më shumë se 21 sekondash nga vendi i dytë. Kështu, pasi triumfoi disa ditë më parë në eventin “indoor” të Karlsruhes, Gega i shton edhe një tjetër medalje ari koleksionit të saj.

Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare që ka arritur ta sigurojë kualifikimin për në Olimpiadë. Pas suksesit të djeshëm, në një prononcim për “Panorama Sport”, atletja u shpreh: “Është bërë diçka e përvitshme gara ime në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Gjithsesi, jam e lumtur që për 7 vite me radhë vazhdoj të ruaj titullin si kampione Ballkani. luiza gegaa

Thjesht vrapova për të bërë një stërvitje të mirë pasi konkurrenca në krahasim me mua ishte vërtetë e dobët. Në gara të gjata, për të bërë kohë të mirë, ke patjetër nevojë për konkurrencë, kështu që vendosëm me trajnerin që të bëjmë këtë garë për një stërvitje të mirë dhe t’i dhuroj vetes dhe Shqipërisë një tjetër medalje të artë”.

IZMIR SMAJLAJ

Atleti shkodran ishte i pari që konkurroi nga sportistët tanë dhe ndonëse ishte pa fat, duke u skualifikuar në limite në provat e para, me kërcimin 7.91 metra ai u shpall kampion Ballkani, në një garë ku konkurrenca ishte e lartë. Viti 2020 ka nisur më së miri për Smajlajn, i cili tashmë e ka lënë pas dëmtimin në tendinë dhe po dhuron prova mjaft të mira.

“Kisha mundësi edhe për më tepër, ku nëse e vini re, në provat ku kam bërë faulle, kam kaluar mbi 8 metra. Por nuk rrezikova, pasi bëra dy faulle në fillim, ndërsa te prova e tretë doja vetëm të mos skualifikohesha. Janë gara ku unë po luftoj për të arritur normën olimpike dhe besoj që do të kem mundësinë për t’ia dalë në mitingjet e tjera”, deklaroi Smajljaj pasi rrëmbeu medaljen e artë.Izmir+Smajlaj+2017+European+Athletics+Indoor+Aw8wph5TGK0l

DAVID NIKOLLI

Me kohën 3’50″42 në 1500 metra, David Nikolli u rendit i treti duke i dhuruar edhe një medalje bronzi Shqipërisë. 25- vjeçari, i cili jeton dhe stërvitet në Itali, zhvilloi një paraqitje të kënaqshme. Ndërkohë, Eraldo Qerama për pak nuk mundi të ngjitej në podium në garën e 800 metrave.

Ai regjistroi kohën 1’50″94 duke zënë vendin e katërt. Ndërsa Franko Burraj ishte vërtet i pafat. Shkodrani vendosi kohën rekord 47″03 në garën e 400 metrave, ku dhe u shpall kampion, por njëri nga gjyqtarët e ngriti flamurin duke e konsideruar faull.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"