Triumf emocionues pas shtatë vitesh, serbi Xhokoviç barazon legjendën… Federer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2022 | 21:35

Triumf emocionues pas shtatë vitesh, serbi Xhokoviç barazon legjendën… Federer

Novak Xhokoviç shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit! Serbi triumfoi në finalen e ATP- së për të gjashtën herë në karrierë teksa barazoi kështu legjendën Federer. Në Pala Alpitour të Torinos, Nole mundi  norvegjezi Kasper Rud në ndeshjen finale me rezultatin 7-5, 6-3 në një orë e 32 minuta lojë dhe mbylli edicionin 2022 pa humbje.

xhoko

Xhokoviç arriti një sukses që nuk ishte parë që nga viti 2015 dhe që e projekton atë në krye të tenistëve më suksesshëm në këtë event së bashku me Roxher Federer.

Pas plot 7 vitesh, Xhokoviç u rikthye për të triumfuar në finale e ATP  dhe e mbyll sezonin me një sukses shumë të rëndësishëm. Ndërkohë në krahun tjetër norvegjezi Ruud e mbylli 2022-shin me tre humbje të rënda në finale: në Roland Garros kundër Nadalit, në Us Open me Alkaraz dhe në finale e sotme të ATP kundër serbit Xhokoviç.

Fjalët e Xhokoviç pas triumfit:

“Të presësh shtatë vjet për të marrë përsëri këtë fitore e bën atë edhe më të ëmbël. E kam thënë një mijë herë sa i pazakontë ka qenë ky sezon, të gjithë ata që ndjekin tenisin e dinë këtë, dhe kështu kjo është një kënaqësi e madhe. Mezi pres të kem dy javë pushime. U përpoqa të jem shumë agresiv dhe funksionoi mire”, deklaroi Xhokoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"