Tri mungesa me peshë në Kukës, Osmani ndryshon Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 12:35

Tri mungesa me peshë në Kukës, Osmani ndryshon Vllazninë

Vllaznia do të ketë jo pak, por tri munge sa të rëndësishme në ndeshjen kundër Kukësit në transfertë. Fitorja e fundit ndaj Skënderbeut ka lënë pasoja te shkodranët, të cilët kanë humbur në Korçë dy titullarë me peshë. Trajnerit Qatip Osmani i duhet t’i bëjë llogaritë pa Ardit Krymin në mesfushë dhe Geralb Smajlin në mbrojtje, të dy të pezulluar.

qatip osmani

Krymi u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes me Skënderbeun, kurse Smajli u ndëshkua me karton të verdhë, që për të ishte i katërti. Mungesa e tretë është ajo e portierit të parë, Kristi Qarrit. Edhe pse i dëmtuar, ai ishte i pranishëm në stolin kuqeblu në Korçë, ku mori një karton të verdhë që e skualifikon për transfertën e Kukësit. Në dyshim mbetet edhe portieri i dytë, Jurgen Mehidri, i cili do t’i çonte në 4 mungesat, nëse nuk ia del të rikuperohet në kohë.

MODIFIKIMI – Në këto kushte, trajneri Qatip Osmani duhet të modifikojë formacionin për ndeshjen e radhës. Në portë do të jetë Jukaj, i cili ofron siguri me paraqitjen e bërë në Korçë, ku e ruajti rrjetën të paprekur. Në të djathtë të mbrojtjes, në vend të Smajlit, me shumë mundësi do të aktivizohet Sala, një lojtar “xhol” i Vllaznisë. Mungesa më e madhe është ajo e Krymit dhe stafi teknik po mendon që të tërheqë Malën, i cili mund të pozicionohet pak përpara

REZULTATET E VLLAZNISË ME QATIP OSMANIN Boshnjakut dhe Alivodës. Një lëvizje që është bërë edhe më parë, kur kanë munguar Alivoda ose Boshnjaku. Në sulm do të marrë një fanellë titullari Çoba, duke zënë kështu vendin e Malës në të djathtë. Këto janë edhe ndryshimet më logjike në formacionin shkodran, por janë edhe pak ditë kohë deri në ndeshjen me Kukësin dhe situata mund të ndryshoj. Kampionati është në një pikë, ku tashmë gabimet kanë kosto të lartë dhe kuqeblutë janë të angazhuar maksimalisht për të mos pas rrjedhje pikësh kundër Kukësit, që mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, por që po kalon një moment të mirë.

LIVOREKA – Bashkim Livoreka, krahu i djathtë i trajnerit Qatip Osmani te Vllaznia, ka folur së fundi për gjendjen e skuadrës, fitoren ndaj Skënderbeut dhe ndeshjen e radhës në Kukës. “Çdo javë ndeshjet bëhen akoma më të vështira. Faza e katërt do të jetë më e vështirë. E dinim që në Korçë na priste një takim i fortë, por ia dolëm ta fitonim dhe kjo është pozitive. Tani kampionati sa vjen dhe ashpërsohet, këtë e tregoi qartë fitorja e Kukësit ndaj Laçit, pa harruar dhe kualifikimin e Kukësit në Kupë ndaj Partizanit. Besojmë te këta djem, ia dimë vlerën çdo pike dhe do të bëjmë më të mirën, falë dëshirës dhe qetësisë.

Një finale në Kupë me Kukësin? Dashtë Zoti, por së pari duhet të kalojmë Egnatian në gjysmëfinale. Të jem i sinqertë, nuk e doja këtë kundërshtar në gjysmëfinale”, ka thënë Livoreka mes të tjerash.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"