“Treguam se do respektojmë deri në fund Kupën”, Ramadani: Nuk luajmë futboll të bukur për syrin, por po funksionon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 16:24

“Treguam se do respektojmë deri në fund Kupën”, Ramadani: Nuk luajmë futboll të bukur për syrin, por po funksionon

Trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, shpreson që skuadra rrogozhinase të vazhdojë të bëjë ashtu si në ndeshjet e fundit. Duke folur për “SuperSport” pas barazimit në Kupë ndaj Laçit, ai theksoi se skuadra e tij kishte bërë mirë në Kupë dhe se do të tentohej kualifikimi në gjysëfëinale, me një lojë e cila tashëm kishte ndryshuar.

ramadani

“Objektivi ishte që të mos humbnim, ky barazim na mban në lojë. Në minutat e para u futëm me respekt ndaj Laçit, skuadër që e meriton vendin e dytë. Por pastaj si kaluan minutat e morëm veten dhe ky modul mund të na sjellë suksesin. Lojëra të bukura ndoshta nuk na sjell, por për objektivin që kemi mund të na sjellë ndoshta atë që nevojitet.

Sot merr fund Kupa se duhet të përqendrohemi maksimalisht në ndeshjen e radhës me Dinamon. Kemi dhënë sinjal se do të respektojmë deri në fund Kupën dhe kur të vijë ndeshja do të bëjmë maksimumin me formacionin më të mirë të mundshëm të tentojmë për t’u kualifikuar. Kupa gjithmonë ka surpriza dhe e shpresojmë që të jemi ne ajo surprizë, deri tani gjërat janë mirë.

Nëse arrijmë të dalim në gjysmëfinale. do të jetë reklame e madhe për futbollistët, për ne si staf, edhe si klub se jemi të rinj në Superiore. Nëse arrijmë në gjysmëfinale do të jetë e madhe. Duhet të jemi të kënaqur me ekipin, me punën e tyre, dita-ditës po rritemi. Në ndeshjet e kaluara kemi rrezikuar shumë mbrapa duke kërkuar të bëjmë diçka më shumë para. Tani jemi më të disiplinuar mbrapa dhe do të mundohemi me kundërsulme të arrijmë të shënojmë. Ndoshta nuk është e bukur për syrin por na ka dalë mirë deri tani. Na ka dalë mirë deri më sot dhe nuk do të heqim dorë nga kjo lojë”, tha Ramadani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"