Tre lojtarë të Partizanit në fushën e blertë, aktivizohen nga kombëtaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 14:48

Tre lojtarë të Partizanit në fushën e blertë, aktivizohen nga kombëtaret

Tre lojtarë të Partizanit, të thirrur nëpër kombëtare, kanë zbarkuar në fushën e blertë.

matondo

Masanga Matondo, i cili është grumbulluar me Kongon, u aktivizua vetëm në minutat e fundit në humbjen e skuadrës së tij ndaj Sudanit.

Ndërkohë, Buxhelaj e nisi si titullar ndeshjen miqësore të Shpresave ndaj Azerbajxhanit, të cilën kuqezinjtë e fituan 1-2.

buxhelaj

Vlonjati u zëvendësua në minutën e 74-t nga “demi” tjetër, Marçelino Preka.

preka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"