Transferta me Kukësin, kurbinasit duan të prishin “agjërimin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 9:44

Transferta me Kukësin, kurbinasit duan të prishin “agjërimin”

Laçi nuk fiton prej shumë javësh në kampionat dhe ka rrëshqitur në tabelën e renditjes.

LACI

Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit kurbinasit regjistrojnë 4 barazime dhe 1 humbje, kështu që sot në Kukës kanë një mundësi të mirë për të prishur “agjërimin”. Kundërshtari është ekipi që mbyll tabelën e renditjes, ndërkohë që një tjetër avantazh për laçianët është se ndeshja luhet pa tifozë.

Trajneri Armando Cungu sot do të kërkojë suksesin e parë në krye të Laçit. Ai e ka skuadrën thuajse të plotë dhe nuk ka asnjë justifikim. Nëse kurbinasit nuk arrijnë të fitojë as në Kukës, atëherë do t’i komplikonin ndjeshëm pozitat në tabelën e renditjes, duke luftuar për mbijetesë në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"