Transferta islandeze kthehet në makth për skuadrën e Duros! Pas eliminimit, mbeten në aeroport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2023 | 13:54

Transferta islandeze kthehet në makth për skuadrën e Duros! Pas eliminimit, mbeten në aeroport

Struga nuk arriti të kalonte në grupet e Ligës së Konferencës, duke u mundur nga islandezët e Breindablik me rezultatin 0-1 në Strugë dhe 1-0 në Islandë.

STRUGA

Në përfundim të ndeshjes, ata kanë pasur të planifikuar fluturimin për në drejtim të Frankfurtit e më pas, për në Maqedoni por plani ka ndryshuar. Moti i keq në Rejkjavik, ka bërë që të gjitha fluturimet të shtyheshin.

Në këtë mënyrë, skuadra e ka kaluar natën në Rejkjavik duke pritur njoftimin për t’u nisur në drejtim të Maqedonisë. Sakaq, Struga luan ndeshjen e javës së 6 të kampionatit ditën e hënë, kundër Tikvesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"