Trajneri shan tifozët, ndërpritet për 30 minuta ndeshja e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 15:03

Trajneri shan tifozët, ndërpritet për 30 minuta ndeshja e Kategorisë së Dytë

Tension në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Këlcyrës që përfundoi me shifrat 3-0. Një grup tifozësh, po shanin në kor, kjo nuk u prit mirë nga trajneri Robert Spahiu, i cili reagoi duke i ofenduar. Me pas ndodhi dhe irritimi masiv që solli ndërprerjen e ndeshjes për 30 minuta.

1 (1)

Në minutën e 35-t u ndërpre ndeshja Maliqi-Këlcyra. Trajneri Spahiu u konfrontua me tifozët, në këto moment për shkak të acarimit të publikut vendas, ekipi mik vendosi të tërhiqej.

Pati dhe hedhje të sendeve në fushë. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë. U boshatisën të dy tribunat dhe ndeshja rifilloi pas 30 minutash  ndërprerje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"