Trajneri i Sauthemptonit lavdëron Brojën dhe tregon armët e tij më të forta: Është i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 10:31

Trajneri i Sauthemptonit lavdëron Brojën dhe tregon armët e tij më të forta: Është i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm

Sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe shokët e tij të skuadrës argëtuan sërish tifozët e “shenjtorëve”, duke dërguar 4 herë topin në rrjetë.

broja armando

Tekniku i Sauthemptonit, Rafl Hasenhutëll nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve, teksa evidentoi edhe paraqitjen fantastike të sulmuesit 20- vjeçar shqiptar, Armando Broja.

“Sonte ishim perfektë dhe besoj se tifozët kaluan një mbrëmje të bukur. Broja ishte kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin dhe djemtë ditën të bëjnë zgjidhjet e duhura në fushë”.

“Broja nuk është një surprizë, pasi është shumë i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm, armë të cilat po na ndihmojnë shumë. Është i ri dhe pati nevojë për pak kohë që të përshtatej, por tani po ndihmon skuadrën”, tha austriaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"