Trajner dhe drejtor i ri, përcaktohet “kupola” te klubi i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2023 | 20:45

Trajner dhe drejtor i ri, përcaktohet “kupola” te klubi i Kategorisë së Dytë

Tërbuni gjen trajnerin. Pukjanët do të drejtohen nga shkodrani gjatë sezonit 2023-2024. Kryebashkiaku ka vendosur që t’ia besojë këtë post ish-mesfushorit të Vllaznisë, që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e pukjanëve.

terbuni

Është plotësuar edhe “kupola” drejtuese e klubit. Pasi kryebashkiaku Rrok Dodaj caktoi si sekretar të klubit Bujar Mehajn, në ditët e fundit ka caktuar edhe drejtorin teknik. Alfred Pjetri është emëruar në këtë rol.

Pjetri

Një emër aspak i panjohur për futbollin në Pukë, pasi i përket edhe plejadës së viteve ‘78-‘82. Ish-presidenti i Adës, do të ketë këtë funksion në ekipin e Kategorisë së Dytë, që si mision do të ketë vetëm ngjitjen. Pasi janë përcaktuar drejtuesit, tashmë do të nisë edhe merkatoja.

altin xhahysa

Gjasat janë që “pazari” të përqendrohet në Shkodër, aty ky trajneri Xhahysa dhe drejtori Pjetri i kanë kontaktet.

DITMIR PEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"