Tokiç do të jetë trajneri ri i Partizanit, ka gati edhe listën e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 23:21

Tokiç do të jetë trajneri ri i Partizanit, ka gati edhe listën e merkatos

Mario Tokiç ishte prezent të hënën në “Selman Stërmasi” për të parë PartizaniSkënderbeu. 42-vjeçari kroat konsiderohet si trajner i “demave” për sezonin e ri, lëvizje e cila vjen në një moment jo të favorshëm, pasi skuadra ende nuk e ka realizuar objektivin. Gjithsesi, klubi i ka hedhur poshtë zërat për kroatin, i cili është përfolur që në janar. Klubi akuzoi mediat se po destabilizon Partizanin, por Mario Tokiç nuk ishte në stadium për llogari të mediave, por të Partizanit. Të kuqtë janë treguar shumë kërkues, pasi bisedimet me Tokiç janë zhvilluar prej kohësh.

mario tokić

Ekziston një prapaskenë e gjatë për të bindur kroatin që të marrë drejtimin e skuadrës së sezonit të ri. Klubi e ka mohuar se është në bisedime me trajner të ri, pasi beson te Klevis Dalipi. Në fakt klubi ka të drejtë, pasi nuk bëhet fjalë që kroati të nisë punë tani. Ky edicion pritet të mbyllet nga Dalipi. Burime të ndryshme pranë kroatit e kanë bërë fakt të kryer se Tokiç me 100 për qind do të jetë trajneri i ri i Partizanit.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"