Tjetër largim nga Partizani, Vatnikaj bashkohet me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 12:31

Tjetër largim nga Partizani, Vatnikaj bashkohet me Laçin

Largime të shumta po ndodhin nga radhët e Partizanit që nga përfundimi i sezonit të shkuar. Përveç 5 titullarëve që u larguan pas përfundimit të kampionatit të fundit, edhe disa lojtarë të tjerë të cilëve nuk iu dha mundësia nga stafi kanë vendosur që fatin ta kërkojnë në klube të tjera.

Laci-Partizani, Vatnikaj dhe Zefi ne dyluftim

Njëri nga këto është edhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kreu një operacion në gju që e mbajti për shumë kohë jashtë fushave. Gjithsesi, Vatnikaj e ka kaluar problemin dhe prej disa ditësh ai i është bashkuar Laçit në stërvitje. Me kurbinasit Vatnikaj pritet të gjejë më shumë hapësira, por këtë kalim e shikon edhe si një mundësi për të treguar vlerat e tij.

Laçi është shquar për promovimin e lojtarëve të rinj, si dhe të atyre që nuk u është dhënë hapësirë në klubet nga vijnë. Vatnikaj mund të debutojë sot me Laçin në miqësoren me Teutën dhe nëse gjërat ecin mirë, sezonin e ri pritet ta nisë pikërisht ndaj “demave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"