Titulli i vitit 2008 i fituar nga Luis Hamilton, ish-piloti i Ferrarit dërgon në gjyq FIA-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 15:42

Titulli i vitit 2008 i fituar nga Luis Hamilton, ish-piloti i Ferrarit dërgon në gjyq FIA-n

Felipe Masa çon FIA-n në gjyq. Ishpiloti i Ferrarit ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër kundër “Formula One Management” dhe ish-drejtorit të saj, Berni Ekleston, në lidhje me dhënien e titullit 2008.

masa hamilton

Gjithçka ka të bëjë me aksidentin e pilotuar në Singapor nga Nelson Pike Jr, i cili i hapi rrugë më pas Fernando Alonson, shokut të skuadrës te Renault, për të fituar garën.

Masa thekson se FIA nuk ka zbatuar rregulloren për hetimet, të cilat nëse do të ishin bërë në mënyrë korrekte do ta çonin brazilianin te triumfi. Titulli më pas i fitua në javën e fundit në Brazil nga Luis Hamilton i MekLarenit. Masa kërkon një dëmshpërblim nga 60 deri në 150 milionë sterlina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"