“Tirana Superiore”, 15 të rinj në provë te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 14:16

“Tirana Superiore”, 15 të rinj në provë te bardheblutë

Tirana Superiore, është termi i përdorur nga klubi 24 herë kampion për projektin e këtij sezoni të ri. Në çdo njoftim dhe prezantim që është bërë, qoftë për rinovimet, apo edhe për afrimet e futbollistëve, skuadra kryeqytetase ka ideuar dhe projektuar një skuadër, e cila të jetë pretendente, pse jo “superiore”. Por, në çdo skuadër të tillë, ka vend edhe për elemente premtues të së ardhmes, që për moshën aktuale, mund të mos iu shërbejnë drejtpërdrejtë qëllimeve aktuale të skuadrës.

Ze-Maria-696x464

PROVA – Në këtë kuadër, drejtuesit e klubit kanë projektuar një hapësirë prove për disa të rinj. Dje, në qendrën stërvitore “Skënder Halili”, iu është dhënë mundësia 15 futbollistëve të rinj dhe të paafirmuar për të veshur fanellën e këtij klubi. Duke qenë uniformë (veshja e tretë e skuadrës së sezonit të shkuar) dhe nën drejtimin e dy ndihmësve të trajnerit Ze Maria, konteksti i kësaj prove ka qenë më se serioz.

tir

TESTET – Për 60 minuta, përgatitësi atletik i Tiranës dhe numri dy i pankinës kanë treguar disa elemente bazë futbollistike. Lojtarëve në provë iu është kërkuar të zbatojnë disa ushtrime elementare pasimi, teste rezistence dhe disa minuta vrapime. Me një program stërvitor, futbollistët në fjalë do të kenë gjithashtu mundësinë sot që të zbresin në stërvitje, për të dhënë sinjalet pozitive për dy ndihmësit e brazilianit Ze Maria. Më tej, mund të kalohet në një fazë tjetër diskutimesh me klubin, për të negociuar në lidhje me kontrata të mundshme, nëse do të kalojnë me sukses këto testime.

tirana

AKADEMIA
– Në vitet e fundit, Tirana është furnizuar mjaftueshëm me elementë cilësore të akademisë dhe nga ekipet e moshave ka pasur shtatë prej futbollistëve që janë vënë në provë. Gjashtë prej tyre nga skuadra U-19 dhe një nga skuadra e Tiranës B. Në rast se ndonjë prej tyre do të bindë, do të kenë shansin për t’iu bashkuar skuadrës së parë gjatë fazës përgatitore. Olsi Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"