Tirana sërish me mungesa, Ahmataj ka dilema për duelin me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 14:25

Tirana sërish me mungesa, Ahmataj ka dilema për duelin me Kukësin

Julian Ahmataj me dilema për sfidën e radhës në kampionat. Ndaj Kukësit, trajneri i Tiranës me shumë mundësi do të luajë si në pjesën e dytë të sfidës me Skënderbeun.tirana

Largimi i gjashtë lojtarëve si dhe mungesa e një mbrojtësi klasik të djathtë, mosqenësia e Hoxhallarit prej kartonëve, mund të bëjnë që trajneri i kryeqytetasve të kthehet te skema 3-5-2. Një skemë që dha rezultat në ndeshjen e fundit, por nuk ishte mjaftueshme për triumfin.

RISIA MICI – Në takimin me Kukësin, në fushë mund të jetë Gledi Mici. Mici së bashku me Najdovskin e Lulajn, do të përbëjnë treshen e mbrojtjes. Në mesfushë pritet të luajnë, Meta, Deliu dhe Lushkja. Sulmi do të jetë triada e zakonshme Abazaj, Latifi dhe Haxhiu. Plani tjetër i Ahmatajt është aktivizimi i Jonuzit nga minuta e parë, Haxhiu të spostohet në mbrojtje dhe Lushkja pas dyshes Latifi Abazaj. Mbetet për t’u parë se cili nga planet do të jetë zgjedhja e Julian Ahmatajt. Fakt është që Ahmataj ka gjashtë të larguar, Hoxhallarin me kartonë dhe sërish edhe në këtë sfidë situata e organikës do të jetë problematike.

KOZI – Në stërvitje i pranishëm dje nuk ishte portieri Leon Kozi. Lojtari ka qenë me grip dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mbetet për t’u parë nëse gardiani do të jetë i gatshëm për fundjavën. Kozi ka qenë një nga emrat e lakuar në merkato, ndërkohë Elbasani ka qenë pranë firmës me portierin, por Tirana ka kërkuar një shumë të majme për futbollistin.

GFH

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"