EKSKLUZIVE/ Tirana përgatit goditjen e radhës, bardheblutë tentojnë bomberin e Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 23:56

EKSKLUZIVE/ Tirana përgatit goditjen e radhës, bardheblutë tentojnë bomberin e Shkëndijës

Tirana dhe Besart Ibraimi, edhe më pranë. Prej ditësh palët janë duke diskutuar për një kalim të mundshëm të sulmuesit te bardheblutë. Fakt është që dëshira kryesore e Tiranës është Besart Ibraimi, pas një largimi prej Ferhan Hasanit. Ibraimi është nga ata që nuk refuzohet. Me këtë lojtar Tirana ka diskutuar edhe në verën e 2020-ës, por pa rezultat.

Besart-Ibraimi

Ai mund të vijë edhe tani në dimër. Lideri i Shkëndijës së Tetovës është një ëndërr më vete për bardheblutë, pasi lojtari garanton gola me shumicë. Vetëm këtë fillim kampionati ka shënuar 14 herë në kampionat. Është 34 vjeç, por nga më të mirët në llojin e tij.

Problemi kryesor është se futbollisti është nën kontratë dhe Tirana nuk mund të firmosë nëse lojtari nuk del i lirë. Gjithsesi, te Shkëndija dhe në Maqedoninë e Veriut ka kohë që nuk fryn erë pozitive për futbollin. Janë ulur rrogat, një plus kjo për kampionatin shqiptar.

Nga ana tjetër, shumë tifozë të Tiranës e kanë mik lojtarin që mund të ndikohej nga ta për të qenë pjesë e bardhebluve. Gjithsesi, gjërat mund të marrin për mirë dhe Tirana ta ketë goditjen tjetër në merkato. Bardheblutë kanë në listën e tyre edhe sulmues të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"