Tirana nuk e lëshon talentin, pas Skënderbeut tani refuzon edhe Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 9:29

Tirana nuk e lëshon talentin, pas Skënderbeut tani refuzon edhe Kukësin

Tirana la të lirë Erion Hoxhallarin që të luajë me Laçin në Europë, megjithatë jo më larg se një javë më parë “bllokoi” huazimin e Albi Dokës. Lojtari i linjës së djathtë u kërkua prej Kukësit, por drejtuesit refuzuan. Shkaku: kanë planifikuar që ta shesin në merkaton e janarit.

albi doka

Për mbrojtësin e talentuar, i cili mjaft mirë mund të përshtatet fare mirë edhe si mesfushor, kjo do të ishte një mundësi e artë për t’u promovuar në arenën europiane. Por, frika e ndonjë dëmtimi të mundshëm dhe mbi të gjitha “djegia” e mundësisë së transferimit në dimër, stepi kryeqytetasit.

Tirana-490x327

Tirana pretendon që të gjenerojë parà me këtë element, madje i kanë vendosur edhe një çmim kartonit të tij, që shkon në 300 mijë euro. Kujtojmë që verën e kaluar, por edhe në janar, ai pati disa oferta të mira, por klubi kurrë nuk mori atë që kërkonte. Një ndër to ishte edhe ajo e Skënderbeut, që ishte gati të jepte afro 150 mijë euro për shërbimet e 21-vjeçarit, por Tirana nuk u tundua me këtë shifër.

Doka - Muca Tirana

Për të mos e rrezikuar, lojtari nuk shkoi as me Shpresat. Kujtojmë që në fund të sezonit të kaluar, të riun nuk e ndoqi fati. Doka që pas fazës përgatitore të janarit ka qenë më së shumti i dëmtuar, e në kësi kushtesh bardheblutë, periudhën e parë të kampionatit në elitë, do ta shfrytëzojnë për rehabilitimin e plotë. Vetëm kështu talenti i Tiranës do të kthehet në top-formë dhe do të jetë gati për t’u shitur në merkaton e dimrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"