Tirana luan vetëm 45 minuta, Makabi e shpërfytyron në pjesën e dytë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 18:36

Tirana luan vetëm 45 minuta, Makabi e shpërfytyron në pjesën e dytë (VIDEO)

Nuk ka zgjatur më shumë se 2 ndeshje aventura e Tiranës në këtë sezon në Ligën e Europës. Bardheblutë u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë nga Makabi Tel-Avivi me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-0 në favor të izraelitëve.

tirana makabi

Tirana zhvilloi 45 minuta të para mjaft të mira në ndeshjen e sotme teksa Merveil tregoi një formë të shkëlqyer duke dhuruar emocione me veprimet e tij, por në minutën e 44-t sulmuesi Sentamu bëri një veprim antisportiv duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Me një lojtar më pak, në pjesën e dytë Tirana u shpërfytyrua duke pësuar 3 gola. Shënfeld në minutën e 50, Itzhaki në të 80-n dhe Rikan në të 86-n ishin autorët e golave.

Komenti minutë pas minute

90+3′ Përfundon ndeshja.

90+2′ Doka dhe Itzhaki ndëshkohen me kartonë të verdhë pas një momenti tensioni mes tyre.

86′ Makabi gjen edhe golin e tretë. Rikan ndëshkon Likën pasi merr një pasim të bukur në qendër të zonës.

83′ Peretz ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Makabi dyfishon avantazhin teksa Itzhaki arrin të shënojë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së bardhebluve.

78′ Tirana kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Uellison, në fushë Elvi Berisha.

73′ Makabi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Jeini, në fushë Itzhaki.

67′ Golasa tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

65′ Peretz tenon me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

64′ Tirana kryen zëvendësimin e parë. Largohet Qilimi, në fushë Deliaj.

62′ Makabi kryen dy zëvendësime. Largohen Dasa dhe Kohen, në fushë Shpungin dhe Rikan.

62′ Makabi i afrohet golit të dytë teksa Kohen godet shtyllën.

60′ Hapet loja pas golit të Makabit, të dyja skuadrat dalin më lirshëm në sulm.

makabi

50′ Atzili kroson në zonë nga e djathta dhe Shënfeld e devijon topin saktësisht në rrjetën e Likës.

46′ Merveil dhuron spektakël i vetëm në sulm, por goditja e tij e rrezikshme nga hyrja e zonës shkon jashtë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Makabi luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Atzili tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë.

tirana sentamu

44′ Sentamu lë Tiranën me 10 lojtarë pasi godet në këmbë pa top nga mbrapa Ben Kaimin dhe ndëshkohet me karton të kuq.

40′ Davidzada merr një top të bukur në zonë dhe tenton të godasë drejt portës, por Lika vepron shpejt dhe kontrollon topin.

35′ Vazhdon një ritëm i qetë i lojës teksa asnjëra nga skuadrat nuk po rrezikon dot portën kundërshtare.

25′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

17′ Davidzada ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

12′ Merveil tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi grushtohet nga portieri Rajkoviç.

6′ Golasa tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Ilion Lika kontrollon topin.

3′ Sentamu tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Tirana luan topin e parë.

TIRANA – MAKABI TEL-AVIV 0-3
Shënfeld 50′, Itzhaki 80′, Rikan 86′

Tirana: Lika, Hoxhallari, Turtulli, Uellison (Berisha 78′), Doka, Akuah, Karabeci, Daja, Qilimi (Deliaj 64′), Merveil, Sentamu
Trajner: Ze Maria

Makabi Tel-Aviv: Rajkoviç, Ben Haim, Tibi, Davidzada, Dasa (Shpungin 48′), Golasa, Jeini (Itzhaki 73′), Peretz, Shënfeld, Atzili, Kohen (Rikan 62′)
Trajner: Zhordi Krujf

Gjyqtar: Sandor Szabo

KV: Doka 90+2′ / Davidzada 17′, Peretz 83′, Itzhaki 90+2′

KK: Sentamu 44′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"