Tirana kthehet më në fund të luajë në kryeqytet, derbi me Dinamon i hap dyert në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 16:43

Tirana kthehet më në fund të luajë në kryeqytet, derbi me Dinamon i hap dyert në “Air Albania”

Tirana ka luajtur muajin e fundit gjithmonë jashtë fushës së saj, edhe pse ishte pritëse. Skuadra kryeqytetase ka qenë në fakt udhëtuese në çdo sfidë në muajin e fundit, pasi ka luajtur në “Elbasan Arena” ndeshjet si pritëse pasi “Selman Stërmasi” është në gjendje të mjerueshme prej shumë kohësh dhe klubi bardheblu duket se nuk ka ndër mend të përmirësojë kushtet e tij.

dinamo tirana

Por këtë fundjavë, udhëtimi i saj merr fund, pasi do të kthehet përsëri të luajë në kryeqytet. Shkak bëhet derbi i javës së 28 ndaj Dinamos, që merr një rëndësi shumë të veçantë për të dy skuadrat të cilat janë kthyer në rivale direkte për një vend në “Final Four”.

Tirana ka gjetur akordin me FSHF dhe do të jetë pritëse në impiantin tjetër të kryeqytetit, “Air Albania”, edhe për shkak se këtë muaj aty nuk luhen ndeshje të Kombëtares A. Takimi i planifikuar të luhet të dielën në orën 17:00, do të zhvillohet kësisoj në impiantin më të madh në vend, për të kthyer përsëri kryeqytetasit në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"