Tirana konfirmon transferimin e Albi Dokës, mbrojtësi do të nisë aventurën e re në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 20:05

Tirana konfirmon transferimin e Albi Dokës, mbrojtësi do të nisë aventurën e re në Hungari

Mbrojtësi Albi Doka do të jetë lojtar i klubit hungarez Ujpesht. Lajmi u bë i ditur nga “Panorama Sport” ndërsa pak çaste më parë, Tirana konfirmoi transferimin. Bardheblutë falenderojnë futbollistin për kontributin dhe i urojnë suksese në aventurën e re.

doka

Postimi i plotë

Faleminderit Albi Doka!

KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.

Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"