Tirana barazon me Sopotin, Muzaka gjen golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2015 | 19:07

Tirana barazon me Sopotin, Muzaka gjen golin

muzakaTirana e ka mbyllur me barazim miqësoren e sotme ndaj Sopotit në “Skënder Halili”.

Bardhëblutë kanë zhvilluar një ndeshje testuese të cilën e kanë mbyllur barazim 1-1.

Miqtë shënuan të parët në minutën e 55’ falë një penalltie të konvertuar në gol nga Kastrati. Ndërsa për kryeqytetasit ka barazuar Muzaka, i cili pas debutimit në Kupën e Shqipërisë, gjen golin e parë pas rikthimit në miqësoren e sotme.

Në këtë përballje miqësore trajneri Ilir Daja ka aktivizuar të gjithë lojtaret që ka patur në dispozicion dhe disa elementë nga të rinjtë premtues.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"