Thyhet “tersi”, Erzeni gjen më në fund rrugën e rrjetës në miqësore, por e surprizon Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2023 | 20:35

Thyhet “tersi”, Erzeni gjen më në fund rrugën e rrjetës në miqësore, por e surprizon Kastrioti

Vijon ngërçi i fitoreve në testet miqësore për skuadrën e Erzenit. Shijakasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit, në duelin e zhvilluar pasditen e sotme.  

Erzeni

Fragmenti i parë i sfidës përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që për të zhbllokuar këtë miqësore mendoi sulmuesi Oshafi, i cili në minutën e 62-të gjeti rrugën e rrjetës. Epërsia e shijakasve zgjati vetëm 13 minuta, pasi ishte Omar Musai, ai i cili vendosi baraspeshën në këtë duel.  

Kujtojmë që ky ishte goli i parë që skuadra shijakase shënon në testet miqësore, pasi në 4 testet e mëparshme nuk e kishte gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës. Barazimi i vetëm i regjistruar ishte ai ndaj Kukësit pa gola.  

Erzeni-Kastrioti 1-1 

Golat: Oshafi 62’ / Musai 75’ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"