Theu karantinën dhe doli shëtitje me futbollistin e Sitit, shikoni çfarë i ndodh Uejn Runit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:03

Theu karantinën dhe doli shëtitje me futbollistin e Sitit, shikoni çfarë i ndodh Uejn Runit

Ish-ylli i Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, Uejn Runi, aktualisht te Derbi Kaunti në Championship, është kthyer në shtëpi nga një police pasi vendosi të thyejë karantinën dhe bëjë një shëtitje me gruan e tij Kolin dhe familjen e mbrojtësit të Mançester Sitit, Kajl Uoker, me të cilën është fqinj.

Runi

Golashënuesi më i mirë i historisë së “Djajve të kuq” dhe kombëtares angleze, i mërzitur nga karantina, vendosi të marrë pak ajër në lagjen e tij, por u pikas nga autoritetet dhe u detyrua të kthehet përsëri brenda.

Uolker

Lajmin e konfirmoi një burim për “The Sun”. Kajl Uoker, dy ditë më parë u vendos në qendër të një skandali, pasi u zbulua se ai e theu karantinën duke ftuar në shtëpi dy eskorta të martën e shkuar.

Runi me bashkeshorten

Ai kërkoi ndjesë për gjestin e tij, ndërsa klubi i Mançester Sitit është duke përgatitur një gjobë të majme.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"