Teuta e ka si finale, Tirana luan për konfirmim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 12:27

Teuta e ka si finale, Tirana luan për konfirmim

Teuta dhe Tirana do të luajnë sot në orën 17:00 ndeshjen e parë të javës së 20-të në Superiore. Një sfidë që tradicionalisht këto dy vitet e fundit është dominuar nga durrsakët që nuk janë munduar asnjëherë.

Tirana-Teuta

Gjithsesi, në prag ndeshjeje situata është ekstreme për të dy ekipet. Së pari, durrsakët janë të fundit dhe kanë 11 javë që nuk fitojnë një ndeshje. Janë të fundit në renditje dhe paçka se kanë luajtur mirë rreziku është shumë i madh që të bien nga Kategoria. Shkurt për Teutën ndeshja e nesërme është “barka e shpëtimit”. Duhet të fitojnë, sepse në të kundërt shpresat i kanë të ulëta për të qëndruar në mesin e më të mirëve.

Një fitore do t’u jepte zemër dhe do t’i ngjiste në renditje. Nga ana tjetër, Tirana vjen pas dy fitoreve me tetë gola të shënuar. Ka luajtur shumë mirë me Egnatian dhe Dinamon dhe tani kërkon konfirmimin. Një fitore në Durrës do të thoshte gjendje perfekte në renditje dhe konfirmim të gjendjes sportive, duke u treguar të gjithëve se ekipi ka ndryshuar. Po kështu, nëse Tirana pas triumfit me Dinamon mund edhe Teutën dhe fiton në shtëpi me Skënderbeun, fiton 12 mijë euro shpërblim. Skuadra duhet të marrë të paktën tri fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"