Teuta e ka “autostradë” për grupet e Ligës së Konferencës, ja rivalët e mundshëm në “Play-Off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 22:17

Teuta e ka “autostradë” për grupet e Ligës së Konferencës, ja rivalët e mundshëm në “Play-Off”

Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën e Edi Martinës. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrok, në raundin e tretë, i pret një short jo shumë i vështirë, në “Play Off”.

LIGA E KONFERENCES

Durrsakët do të duhet të përballen me një prej skuadrave humbëse të 5 çifteve të mëposhtme:

Omonia-Flora Tallin

Mura-Zalgiris

Kairat-Alashkert

Lincoln-Slovan Bratislava

Neftci-Helsinki

Teyta

Kështu është përcaktuar formula pasi ndeshjet e mësipërme janë për turin e tretë të Europa League. Një prej ekipeve humbëse të sipërpërmendura, kalon në Ligën e Konferencës dhe kësisoj do të jetë njëkohësisht edhe rivali i Teutës, për të lehtësuar edhe më shumë punën.

Gjithsesi çifti konkret nga ku do të përcaktohet rivali i mundshëm i skuadrës durrsake, do të zbulohet ditën e hënë. Vlen të theksohet fakti se në të njëjtin grup me Teutën bën pjesë e Prishtina, që në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimt, mund të peshkojë rivalët e njëjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"