Tersi i dëmtimeve, Bylisi humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 10:20

Tersi i dëmtimeve, Bylisi humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm

Bylisi merr një goditje para ndeshjes ndaj Kukësit. Mbrojtësi titullar, Franci Ymeralilaj, është dëmtuar rëndë dhe thuajse e ka mbyllur vitin, pasi pritet t’i nënshtrohet operacionit në gju. Duket se tersi i dëmtimeve nuk u ndahet ballshiotëve, pasi ky sezon ka nisur me probleme për gjashtë lojtarë.franc ymeralilaj

Fillimisht ishte Antoni Beji që u dëmtua javën e parë ne Durrës dhe bëri ndërhyrje në gju. Më pas një dëmtim jo të lehtë pësoi edhe Bicaj, për të vazhduar me azerbajxhanasin Turabov dhe Qardakun. Sikur të mos mjaftonin këto probleme, Bylisi rrezikon që të mos ketë për një periudhë të gjatë edhe ballshiotin Ymeraliaj. Ky i fundit u dëmtua në gju në miqësoren e javës së kaluar në Gjirokastër.

Lojtari ka një javë që bën pushim dhe ka bërë ekzaminime në disa klinika, por me shumë gjasa operacioni duket i pashmangshëm. Ymeraliaj është një nga pikat e forta të Bylisit dhe e pëson në momentin më të mirë. Në Ballsh shpresojnë që lojtari i krahut të djathtë të rikuperohet sa më shpejt, por kjo do të shikohet më mirë në ditët në vijim, kur do të vendoset për operimin.

HADROJ – Lojtari i krahut të djathtë, Andi Hadroji, është një nga të rinjtë që luan sezonin e dytë në Ballsh. Trajneri Dovedan ka disa ndeshje që e ka aktivizuar si titullar, ndërsa në prag të ndeshjes me Kukësin, ai flet me optimizëm për “Panorama Sport”. Hadroji beson se skuadra do të bëjë kthesën. “Një ecuri mjaft e mirë e jona u ndal nga humbja në shtëpi që erdhi prej mungesës së fatit ndaj Skënderbeut. Gjithsesi, ne duhet të shohim përpara, të gjejmë forca dhe të reagojmë ndaj Kukësit.andi hadroj

Kundërshtari është një ekip për t’u vlerësuar, ka kualitete dhe synime madhore në Superiore. Në këtë ndeshje do të synojmë një rezultat pozitiv dhe pak rëndësi ka nëse e luajmë në transfertë. Çështja e fushës ka pak rëndësi, pasi tashmë në futboll ai që luan më mirë dhe jep maksimumin, fiton ndeshjen në çdo stadium”, deklaroi Hadroji, i cili më parë ka qenë pjesë e Laçit në Superiore.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"