Teqja e ndien mungesën e tifozëve: Ndeshjet e fundit na janë dukur si miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2017 | 21:28

Teqja e ndien mungesën e tifozëve: Ndeshjet e fundit na janë dukur si miqësore

Olsi Teqja thotë se ndeshjet e fundit të Tiranës i janë dukur si miqësore në mungesë të tifozëve në stadium. Sipas mbrojtësit bardheblu, rëndësia e “lojtarit të 12-të” u pa sot, kur ekipit nuk i mungoi mbështetja nga tribunat.

Teqja

“Ndeshjet e fundit na janë dukur si miqësore. U bëj thirrje tifozëve të vijnë në stadium. Tifozi është lojtari i 12-të. Ju e patë sot si kemi luajtur”, deklaroi 28-vjeçari.

Sot ekipi kryeqytetas qe i detyruar të luante pa kapitenin Gentian Muça si pasojë e një dëmtimi në shpinë. Kjo bëri që pesha e prapavijës të binte pikërisht mbi Teqjen dhe të riun Hoxhallari.

“Është shumë e vështirë, por të rinjtë e ekipit tonë janë shumë të talentuar, që te Cake e deri te Domgjoni. Ata duan besim dhe kanë nevojë për minuta. Barra na ka rënë mua dhe Hoxhallarit, edhe pse ai është i ri”, u shpreh qendërmbrojtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"