Ten Hag bën ligjin, mesfushori zbulon tre rregullat e arta që trajneri vendosi për lojtarët e Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:37

Ten Hag bën ligjin, mesfushori zbulon tre rregullat e arta që trajneri vendosi për lojtarët e Mançester Junajtid

Erik ten Hag ka vendosur që lojtarët e Mançester Junajtid t’i përmbahen një rregulloreje që ai ka vendosur për futbollistët, në një klub ku kohët e fundit ishte folur shumë për shkelje të rregullave. Mediat angleze kanë raportuar se ai ka vendosur rregullore për veshjen, oraret e vakteve të ditës, ka ndaluar celularët apo ka vënë edhe masa ndëshkimore të ashpra,

ten jhag

Por mesfushori Fred ka bërë të ditur në një intervistë për “The Times” se trajneri holandez kishte vetëm tre rregulla të arta që u kishte vendosur lojtarëve me shkrim edhe në dhomat e zhveshjeve që t’u nguliteshin në mendje.

“Ai ka vendosur disa rregulla në dhomat e zhveshjeve. Mos u vono, mos bëj gjëra të gabuara, bëj gjithmonë atë që është e mundur për të ndihmuar partnerin tënd. Këto janë të rëndësishmet”, tha Fred. Dhe të gjithë e panë në zbatim se Ten Hag nuk fal askënd, as Markus Rashford, i cili pranoi pak kohë më parë se përfundoi në stol në ndeshjen ndaj Ullvërhempton, pasi kishte shkuar me vonesë në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"