Të zhgënjyer nga miqësoret, Kastrioti pret huazime nga kryeqyteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2023 | 20:54

Të zhgënjyer nga miqësoret, Kastrioti pret huazime nga kryeqyteti

Drejtimi i ekipit nga Ramazan Ndreu, mbajtja në skuadër e shtatë lojtarëve të rëndësishëm të sezonit, por edhe disa afrime cilësore si Sokol Neziri, Klahos Zani, Gersi Diamanti, Omar Musaj, Enes Kuka, Realf Zhivanaj, Silvester Shkalla dhe Uheid Hoxhaj, krijuan përshtypjen se punët po shkojnë si duhet te krutanët.

fgghgfh

Mirëpo, në tri ndeshjet miqësore që krutanët kanë zhvilluar deri më tani, një pjesë e mirë e futbollistëve nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre. Tre kundërshtarët e Kastriotit kanë qenë Lushnja, Kukësi dhe Iliria. Veçanërisht humbja ndaj kësaj të fundit ka zhgënjyer shumë trajnerin dhe drejtuesit. Mësohet se presidenca ka shtyrë për nisjen drejt Pogradecit, ku është planifikuar zhvillimi i një minifaze 10-ditore.

Ndreu ka pasur në dispozicion 29 lojtarë, por seleksionimet kanë nisur dhe një pjesë e atyre që kanë qenë në provë, janë larguar. Duke parë mangësitë e shfaqura, klubi është vënë në lëvizje për të afruar lojtarë cilësorë. Pista kryesore mësohet se do të jenë ekipet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani.

Shpresohet që Kastrioti të afrojë disa lojtarë në formë huazimi nga bardheblutë dhe të kuqtë. Nisja drejt Pogradecit mësohet se do të bëhet pas kompletimit të ekipit, në një kohë që edhe koha nuk premton, pasi kampionati nis më 2 shtator.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"