“Të hiqet numri 19 nga Partizani”, rrëfimi special i Telushit: Ju tregoj gabimin më të madh që kam bërë në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 0:10

“Të hiqet numri 19 nga Partizani”, rrëfimi special i Telushit: Ju tregoj gabimin më të madh që kam bërë në karrierë

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, është një nga liderët e ekipit kryeqytetas, kjo falë karakterit të tij dhe formës mjaft të mirë që shfaq në fushën e lojës.

bandicam 2020-06-26 19-51-01-086

Në një prononcim special për “RTSH Sport”, vlonjati ka folur pa doreza, duke treguar gjithçka, nga momentet më të bukura me Partizanin deri te gabimet e mëdha në karrierë si dhe marrëdhëniet me tifozët. Telushi nuk ka nguruar të bëjë edhe një propozim special. 29-vjeçari ka kërkuar që të hiqet numri 19-të tek të kuqtë për nder të Trashit që do të largohet drejt Kuvajtit.

“Jam zgjuar shumë mirë dhe ndihem mirë. Stërvitja varet sipas kohës. Tani që fillon vapa e madhe nuk më pëlqen stërvitja në mëngjes, më pëlqen më shumë pasdite. Në stërvitje shkoj herët, nuk provoj goditjet i pa nxehur. Punoj mbas stërvitjes me to.

MËNGJESI I TELUSHIT- Tani që zhvillojmë stërvitjen, çohem konsumoj mëngjesin, nuk kam shumë kohë për të dalë me familjen pasdite. Kur kemi stërvitje pasdite dal me familjen në mëngjes. Mundohem të argëtoj fëmijët nëpër lodra

SKUADRA – Kemi bërë mirë këto javët e fundit. Na ndihmuan ndeshjet me Luftëtarin dhe Flamurtarin. Kjo javë është shumë domethënëse për neve dhe të japim maksimumin.

bandicam 2020-06-26 19-39-50-750

ARENA KOMBËTARE – Ka qenë një stadium ters për neve, shpresoj që këtë ndeshje të thyejmë tersin dhe të japim maksimumin.

TITULLI – Ky vit ka qenë shumë i vështirë, sepse nuk kemi pasur rezultatet që prisnim nga fillim i sezonit. Ngarkesa e ndeshjeve negative na bie ne liderëve. Normalisht që nuk ndihem mirë.

LERDA DHE SORMANI – Me të 2 trajnerët kam pasur marrëdhënie të mira. Unë do të zgjidhja Sormani nga pjesa e punës që bën për ekipin dhe përkushtimin që ka. Është më i miri.

GEGA- Te ne mbetet trajneri kampion. Erdhi në ekip mori përsipër shumë gjëra, ia doli mbanë deri në fund për të arritur titullin kampion. Kjo nuk ishte e lehtë, sidomos te Partizani që mungonte prej shumë vitesh.

MOMENTI MË I BUKUR TE PARTIZANI – Në fillim kur erdha këtu, momenti më i bukur ishte që erdha te Partizani. Pata një dëmtim 4 muajt e para dhe nuk luajta shumë. Momentet më të bukura kanë qenë të vjetshme me ekipin që dolëm kampion. Ndeshja më e bukur ishte derbi ku Hebaj shënoi 2 gola. Ka qenë emocion i madh shumë.

MOMENTI I KEQ – Do të thoja ndeshja derbi këtë vit 5-1. Është një humbje që nuk e meritonim me atë rezultat.

TRASHI – Marrëdhënie shumë të mirë kam me Trashin dhe Bitrin. Por me Trashin rri më shumë dhe harxhoj më shumë kohë.

U ndjeva njësoj sikur të largohesha vetë. Trashin e kam një shok shumë të mirë, kalojmë si vëllezër. I thoja gjithmonë që duro se do të sjellë diçka fati. I kishte humbur shpresat për të dalë jashtë, por dolën fjalët e mija.

bandicam 2020-06-26 19-48-59-098

Do i mungojë Partizanit në krahun e majtë, të gjithë e dimë çfarë jepte në fushë. Do të jetë si bosh ai krahu i majtë. Mendoj që numri 19 të hiqe nga Partizani deri sa ai të kthehet dhe të mbyllë karrierën.

MESFUSHORI MË I MIRË – Mesfusha këto 2 vite te Partizani ka ndryshuar dhe si skemë dhe si emra. Vjet luaja unë me Hilën para mbrojtjes. Kjo më bënte të ndihesha më mirë. Isha më i lirshëm për të avancuar më para. Më dukej njëckë më e thjeshtë. Tani luajmë me 3, është diçka ndryshe.

KONTRATA- Jam fokusuar te ndeshjet, duhet të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin për objektivin. Kontratën do e shikojmë në fund.

Mes Shkëndijës dhe Partizanit do të zgjidhja Partizanin. Kam pasur kontakte nga Shkëndija, por do i qëndrojë besnik Partizanit, s’dua të më hallakatet mëndja.

DERBET – Është e vështirë, të humbësh në derbi, nuk humb thjeshtë në fushë, humb shumë gjëra dhe jashtë fushe. Tifozët e ndjejnë më shumë se nga të gjithë neve. Tifozeria ngelet me Partizanin gjithë kohës.

MARRDHËNIA ME TIFOZËT – Kam një marrëdhënie shumë të mirë, më vjen mirë që u jam futur në zemër. Ndihem mirë që më vlerësojnë. Shpresoj që të shkoj deri në fund dhe të jap maksimumin në fushë.

PRESIDENTI DEMI – Kam një marrëdhënie të veçantë. Është me prejardhje nga Çamëria, kjo na bën të kemi marrëdhënie të veçantë. E konsideroj si një prind. Flasim goxha dhe më konsideron si fëmijën e vetë.

NDRYSHIMET – Thjesht do ndryshoja pjesën e këtij vitin, në të mirë të ekipit. Herët e tjera ka qenë gjithçka OK. Në karrierën time, thjesht do të kërkoja të largohesha çik më shpjet nga Vlora, kam pasur shumë oferta nga jashtë. Në këto momente e kuptoj që kam bërë gabim të madh.

FËMIJËT – Me të voglin zihem më shumë, është shumë agresiv. Me çunin e madh kam më tepër marrëdhënie sportive. E kam futur edhe në stërvitje.

bandicam 2020-06-26 19-59-12-742

BASHKËSHORTJA – Më ndihmon shumë. Ka shumë dëshirë që fëmijët të bëhen futbollista. Çunit të madh në fillim ajo i rrinte më tepër nga mbrapa në stërvitje. Ajo më shtyu  për ta futur në stërvitje. Kam bërë gjënë e duhur. E shikoj që po bën shumë mirë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"