Të gjithë titullarët në fushë, rrogozhinasit nuk rrezikojnë kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 10:39

Të gjithë titullarët në fushë, rrogozhinasit nuk rrezikojnë kundër Laçit

Egnatia mbylli përgatitjet për ndeshjen çerekfinale të kthimit në Kupë ndaj Laçit.

egnatia

Rrogozhinasit kanë avantazhin e fitores 0-1 në aktin e parë dhe sot duan të sigurojnë kalimin për në gjysmëfinale. Edhe pse nuk po kalojnë një moment pozitiv në kampionat, ata do të mundohet të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Kupa është prioritet i klubit dhe impenjimi pritet të jetë maksimal në ndeshjen e sotme. Trajneri Tetova do të hedhë në fushë të gjithë titullarët nga minuta e parë, sepse nuk do të rrezikojë aspak. Në portë, si zakonisht, do të luajë luan Sherri, në mbrojtje do të rreshtohen Fangaj, Xhemajli, Malota dhe Ndreca.

Në mesfushë Aleksi luan para mbrojtjes, përkrah tij do të jenë Zejnullai dhe Fernando. Në sulm, Spahiu dhe Ibrahimoglu do të jenë në ndihmë të Montenegro.

gfdsgfdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"