Taku: Nuk pendohem që nuk shkova tek Partizani, këtu ndihem si në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 19:34

Taku: Nuk pendohem që nuk shkova tek Partizani, këtu ndihem si në shtëpi

I zgjedhur edhe si më i miri i ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Lushnjës, mesfushori i korçarëve Afrim Taku, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për aventurën e tij të re, ku vetëm pas 3 ndeshjesh gjeti golat e parë në kampionat.

taku

Taku, ndeshja e tretë që pritët për të shënuar. Por sot shënuat edhe 2 herë.

“Ndihem shumë mirë për golat e shënuar, por më bëhet qejfi më shumë për 3 pikët ndaj Lushnjës. Vazhdojmë përpara.”

Luajtët në krahun e djathtë, por pas daljes së Muzakës, kaluat në qendër. Ku preferoni të aktivizoheni?

“Në krah ndihem më mirë, por trajneri vendos, dhe jam gati ku të kërkojë ai.”

Edhe te Tirana, ndaj Partizanit. Tani ndaj me Skënderbeun luani ndaj Partizanit të Beogradit. Je penduar që nuk shkove te Partizani?

“Dua të falënderoj presidentin dhe stafin e Skëndebeut për kushtet që më krijuan kur erdha këtu. Edhe nga tifozët jam shumë i kënaqur. Nuk pendohem për zgjedhjen e bërë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"