Sytë e Superiores te Flamurtari-Dinamo, një trajner dhe një drejtues ndjekin ndeshjen në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 17:59

Sytë e Superiores te Flamurtari-Dinamo, një trajner dhe një drejtues ndjekin ndeshjen në tribunë

Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Dinamos ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar pasi në lojë janë tre pikë shumë të rëndësishme që mund të shtyjnë njërën skuadër apo tjetrën drejt kthimit në Kategorinë Superiore. Dhe nuk kishte si të mungonin personazhe të Superiores të interesuar për të ndjekur nga afër duelin.

bandicam 2023-03-20 17-56-29-390

Në tribunën e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë në këtë sfidë ka qenë i pranishëm një emër i cili njeh mirë kuqezinjtë, trajneri I Laçit, Gentian Mezani. Ai ka qenë trajner i Flamurtarit në të kaluarën dhe emri i tij është lakuar edhe te Dinamo para se të merrte drejtimin e kurbinasve. Për të, sfida kishte një rëndësi edhe më të veçantë, pasi një nga këto skuadra mund të jetë kundërshtare e Laçit të tij i cili për momentin është në zonën e play-out.

bandicam 2023-03-20 17-21-05-674

Një emër tjetër që po ndiqte me interes ndeshjen ishte Elton Marini. Drejtori sportiv i Partizanit është vazhdimisht në kërkim të përforcimeve për klubin kryeqytetas nga skuadra të tjera të futbollit shqiptar. Ndaj ai ka monitoruar nga afër këtë duel për të kontrolluar lojtarë të cilët mund të pikëtojë si përforcim për të kuqtë në merkaton e verës.

bandicam 2023-03-20 17-31-15-934

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"