Surpriza në Kupën FA, skuadra e Championship kalon në gjysëmfinale me një ndeshje të “çmendur” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 17:15

Surpriza në Kupën FA, skuadra e Championship kalon në gjysëmfinale me një ndeshje të “çmendur” (VIDEO)

Startoi sot raundi çerekfinal i Kupës FA, ku surpriza e këtij kompeticioni, Koventri, mundi me shifrat 3-2 skuadrën e Premier Ligës angleze, Ullvërhempton. Është e çuditshme se si një ekip që për momentin pozicionohet në mesin e tabelës së Championship, të arrijë të mundë një skuadër, që tashmë ka vite që rreshtohet në mesin e më të mirëve të ekipeve angleze.

bandicam 2024-03-16 17-09-29-613

Sfida u hap me një gol nga miqtë, teksa Sims realizoi në minutën e 53-të të pjesës së dytë për t’i dhënë avantazhin të tijve. Megjithatë, Ullvërhempton nuk u dorëzua me kaq, ku në harkun e 5 minutave lojë, arriti të realizojë 2 herë, duke përmbysur gjithçka, 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Pastaj, erdhi “mrekullia”. Koventri realizon 2 herë në mitën e 7-të dhe 10-të të kohës shtesë, duke prerë biletën për në gjysëmfinale.

Kjo ishte ndeshja e parë e fazës çerekfinale që u zhvillua ditën e sotme, teksa në orën 18:30, do të luhet takimi Mançester Siti-Njukasëll, Ndërsa ditën e nesërme do të shijojmë përballjet Leister-Çelsi dhe Mançester Junajtid-Liverpul.

Goli i parë i Koverti 0-1 (VIDEO)

Goli i barazimit të Ullvërhempton 1-1 (VIDEO)

Goli i përmbysjes së Ullvërhempton 2-1 (VIDEO)

Goli i barazimit të Kovertit 2-2 (VIDEO)

Goli i fitores së Kovertit 2-3 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"